KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekskluzive- Gjykata Supreme iu referohet gabimisht neneve të Kushtetutës në aktgjykimin për arkat fiskale, pas pyetjeve të KosovaNews e largon nga web faqja vendimin!
Siguri

Ekskluzive- Gjykata Supreme iu referohet gabimisht neneve të Kushtetutës në aktgjykimin për arkat fiskale, pas pyetjeve të KosovaNews e largon nga web faqja vendimin!

Jeton Sopa
Jeton Sopa 14:49 -23/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

 Me 25 qershor të këtij viti  Gjykata Supreme nxori aktgjykim për rastin e arkave fiskale dhe konstatoi se ministri në detyrë Hekuran Murati kishte nxjerr udhëzimin administrativ kundërligjshëm duke qenë se ai mban poziten e deputetit ku sipas Gjykatës Supreme kjo bie në kundërshtim me nenet e Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim i Gjykatës Supreme shkaktoi përplasje të ashpra në mes pozitës dhe opozitës, ministri në detyrë Hekuran Murati duke përmendur emrat e gjyqtarëve e quajti absurd vendimin e Gjykatës Supreme .

“Sot Gjykata Supreme, me gjykatës Delushe Halimi, Lumni Sallauka, dhe Franciska Zhitija-Ymeri, paska vendosur që Udhëzimi Administrativ për arka fiskale digjitale të shfuqizohet.

Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit, dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale” tha ndër të tjera Murati në reagimin e tij.

- Reklamë -


Por në fakt sipas hulumumtimit të KosovaNews vendimi i Gjykatës Supreme del të jetë vërtetë një absurditet juridik

Në arsyetimin e këtij vendimi në mes të tjerash Gjykata Supreme në pikën IV faqe 9, 2 herë me radhë  ju ka referuar gabimisht nenit 71  të Kushtetutës së Kosovës ku ndër të tjera thotë se : “Ministri i Financave ka qenë në pozitë të papajtueshme funksionale në kohën e nënshkrimit, duke qenë i certifikuar si deputet në shkelje të neneve 70.2 dhe 71 të Kushtetutës, të cilat ndalojnë ushtrimin paralel të funksioneve ekzekutive dhe legjislative, si dhe parimin e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve të përcaktuar në Kushtetutë”



Megjithatë, një analizë më e thelluar e këtij rasti zbulon një gabim të rëndë procedural dhe përmbajtësor nga vetë organi më i lartë gjyqësor i vendit. Neni 71 i Kushtetutës, në fakt, nuk ka asnjë lidhje me kufizimet funksionale të deputetëve apo ndalimin e mbajtjes së pozitave ekzekutive, sikurse pretendon vendimi i Gjykatës.

Dispozita e duhur në këtë rast është neni 72 i Kushtetutës, i cili trajton çështjen e papajtueshmërisë së funksioneve publike ndërsa neni 71 i Kushtetutës së cilit i është referuar gabimisht Gjykata Supreme flet për të drejtën e kandidimit dhe barazisë gjinore.

Pas zbulimit të këtij skandali KosovaNews  ka dërguar pyetje zyrtare në Gjykatën Supreme  dhe ka kërkuar sqarime.

Gjykata Supreme sot u është përgjigjur pyetjeve të KosovaNews dhe ka konfirmuar gjetjet tona, duke konfirmuar gabimin në referencë dhe kanë pranuar se vendimi i tyre është korrigjuar me një aktvendim të posaçëm, duke bërë referimin e saktë në nenin 72 të Kushtetutës.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se Gjykata Supreme sipas detyrës zyrtare, jashtë seances, më datë 16 korrik 2025, ka përmirësuar me aktvendim të posaçëm gabimin teknik të lëshuar me rastin e përpilimit të aktgjykimit PA.nr.09/2025.

Sipas pikës -I- të këtij aktvendimi korrigjohet pjesa në arsyetimin e aktgjykimit, ku është cituar neni 71, i cili është shënuar gabim, ndërsa në vend të tij duhet të jetë neni 72 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës” ka thënë  në përgjegjen e saj zëdhënsja e Gjykatës Supreme Antigona Uka-Lutfiu.

Deri në ditën e djeshme pra me  datë 22 korrik aktgjykimi PA.nr.09/2025 i Gjykatës Supreme ishte i publikuar në web faqen e Gjykatës Supreme ndërsa sot vendimi i mësipërm është hequr nga web faqja!

Ky rast ngre pikëpyetje serioze për kompetencën dhe kujdesin profesional të institucioneve gjyqësore në vend, veçanërisht kur bëhet fjalë për interpretime kushtetuese që prekin balancën mes pushteteve dhe integritetin institucional. Një gabim i tillë, i kryer nga trupi më i lartë gjyqësor në vend, minon besimin e qytetarëve në drejtësi dhe rrezikon sigurinë juridike, sidomos në vendime që prekin funksionarë të lartë shtetërorë.

Rasti i Gjykatës Supreme nuk është vetëm një lapsus teknik – është një simptomë e një problemi më të thellë në funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe përgjegjshmërisë së tij ndaj qytetarëve dhe ligjit.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Jeton Sopa 23/07/2025 23/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?