Një aksion i gjerë policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në komunën e Kaçanikut, ku Njësia Kundër Terrorizmit, në bashkëpunim me strukturat hetimore, ka zbatuar një plan operativ të ndjeshëm, që përfshin dyshime për vepra të rënda penale me karakter të sigurisë kombëtare.
Sipas burimeve të KosovaNeës deri tashmë janë arrestuar edhe 4 persona që kanë lidhje me vrasjen e polici Muhamet Lika, këta persona janë pjesë e grupit prej 7 personave që u arrestuan javën e kaluar nga Policia e Kosovës.
Arrestimi i këtyre personave është bërë për shkak se të njejtit po përgaditeshin për sulme të reja me motive terroriste ku policia në bashkëpunim me AKI-në ju ka rënë në gjurmë dhe i ka arrestuar.