KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EKSKLUSIVE! “Beni Dona” furnizoi Njësitin Special të Policisë me ushqim pa afat (FOTO)
Siguri

EKSKLUSIVE! “Beni Dona” furnizoi Njësitin Special të Policisë me ushqim pa afat (FOTO)

Kosova News
Kosova News 21:36 -07/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kompania “Beni Dona” që furnizon me ushqim njësitet elite të Policisë së Kosovës u ka dërguar atyre ushqime me afat të skaduar, raporton KosovaNews.

KosovaNews, ka sigurar një fotografi nga Policia e Kosovës, ku shihet një Peshk i Konservuar, afati i të cilit kishte skaduar më 12 gusht 2022.

Denoncimin për këtë e kanë bërë efektivët e Njësisë Speciale për Intervenim dhe dyshimet i kanë lajmëruar tek hetuesit rajonalë në Mitrovicë.

Ky informacion, po ashtu është publikuar edhe në raportin e hetuesisë së Policisë.

“Më datë 06.09.2022, në ora 17:50, hetuesit rajonalë kanë pranuar informatë se NJSI me bazë në Kampin Belveder në Lagjen e Bairit në Mitrovicë ka një ankesë për furnizuesin e ushqimit të tyre, kompaninë Beni Dona SHPK”, thuhet në raport.

Sipas raportit, hetuesit kanë shkuar në Njësinë Speciale dhe kanë fotografuar produktet ushqimore që dyshohet se u ka skaduar afati rreth një muaj me parë.

“Hetuesit i janë përgjigjur kësaj informate dhe kanë kontaktuar me zyrtarë të kësaj njësie, nga të cilët janë njoftuar se furnizuesi i ushqimit, kompania Beni Dona SHPK me seli në Prishtinë, më datë 4 dhe 5 shtator 2022 kishte sjellë ushqim të konservuar me afat të skaduar. Hetuesve, nga zyrtarët e NJSI u janë prezantuar ushqime të konservuara të llojit peshk-sardele, të cilave u kishte skaduar afati i përdorimit më 12.8.2022. Krimtekniku ka bërë fotografimin e ushqimit të skaduar, thuhet tutje në raport.

Hetuesit policorë së bashku me inspektorët sanitarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë shkuar në njërën nga depot e kompanisë “Beni Dona”. Raporti thotë se aty kanë hasur edhe në një problem tjetër.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe inspektorët sanitarë të AUV-it, të cilët në cilësinë e provës materiale kanë marrë ushqimet e konservuara me afat të skaduar dhe mostra nga racionet me ushqim të nxehtë për ekzaminim. Inspektorët e AUV-it kanë inspektuar edhe depon e kësaj kompanie, të cilët kanë vlerësuar se ushqimet në depo nuk ruheshin sipas standardeve të parapara, pasi temperatura në depo që duhet të ishte 4-6 gradë celsius, ishte 20 gradë celsius”, shkruan në raport.

Sipas raportit, hetuesit përmes telefonit kanë kontaktuar prokurorin kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rast për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

Në raport është evidentuar e dhëna se pjesëtarët e Njësisë Elite të Policisë kanë konfirmuar konsumimin e ushqimit pa afat.

“Vlen të ceket se, sipas zyrtarëve të kësaj njësie, besohet se një pjesë e këtij ushqimi me afat të skaduar është konsumuar nga pjesëtarë të Policisë, mirëpo deri më tani nuk është paraqitur ndonjë ankesë për ndonjë helmim të mundshëm”, thuhet tutje në raport.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

Kërkohet një person i dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Gjiko shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për akuzën për dhunim

Gavrilo Milosavleviq lirohet nga akuza për masakrën në burgun e Dubravës

Nuk kishte dalë nga banesa tri ditë, gjendet pa shenja jete 54 vjeçari nga Mitrovica

TAGGED: Beni Dona, Policia e Kosovës, Ushqim pa Afat
Kosova News 08/09/2022 07/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore
18:56 -16/06/2025
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit
18:49 -16/06/2025
Rama: OSHP-ja ka vendosur që Komuna të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave
18:44 -16/06/2025
Vetëm për klientë të zgjedhur, Ferrari prezanton një model special
18:23 -16/06/2025
Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës – po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë
18:14 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?