Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023, nga data 30 mars deri më 06 prill 2023 në orën 16:00.
Ministria me këtë rast njofton gjithashtu se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.
Aplikimi për disa kultura bujqësore bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
Në rastet kur aplikoni për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.
Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund t’i gjeni në web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-se, www.azhb-ks.net, si dhe tek Drejtoritë Komunale për Bujqësi.