Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka mbajtur sot mbledhje dhe ka votuar pro përpilimit të listës së dokumentacionit për hetim.
Mbledhja e radhës mbahet të mërkurën e ardhshme.
Deputeti i VV-së Armend Muja, tha se lista fillestare për hetim është e gatshme. “Pas ardhjes së dokumenteve mund ta zgjerojmë listën”, tha ai.
Filloi mbledhja e komisionit hetimor energjetik për periudhën 2006-2022
( E plotësuar, ora 14:10) Ka filluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje.
Deputeti i VV-së Armend Muja, ka përmendur listën e dokumentacionit për hetim. Ai ka kërkuar që komisionit hetimor t’i dorëzohen raportet e detajuara për çdo gjë që ka të bëj me hetimin energjetik për këto vite. Sipas tij edhe çështja e faturimit është me rëndësi për hetimin.
Kryesuesi i këtij komisioni, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, tha se raportet e auditimit janë shumë me rëndësi për komisionin.
Ai ka folur edhe për korporatizimin e ndërmarrjeve publike nga viti 2008, kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Edhe anëtari Rashit Qalaj, tha se pajtohet me listën e propozuar për të hetim.
Mblidhet komisioni hetimor energjetik për periudhën 2006-2022 (Ora 06:23)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 25.05.2022 dhe përpilimi i listës se dokumentacionit për hetim.
Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja. Deputeti Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga ky komision.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.
Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.
Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë që ngjallën debate në Kuvendin e Kosovës dhe që ishin ‘mollë sherr” mes pozitës dhe opozitës. /rtklive/