KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Aliu pret në takim ministren finlandeze Sarkkinen, flasin për ndërtimin e banesave për 4 mijë familje në Kosovë
Politikë

Ministri Aliu pret në takim ministren finlandeze Sarkkinen, flasin për ndërtimin e banesave për 4 mijë familje në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:05 -24/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu e ka pritur në takim të enjten ministren për Çështje Sociale dhe Shëndetësi në Finlandë, Hanna Sarkkinen.

Aliu tha se ministren finlandeze ka zhvilluar një bisedë absolutisht të shkëlqyer, me ç’rast kanë vlerësuar edhe ndërveprimin dypalësh me theks të veçantë mbështetjen e Finlandës ndaj Kosovës, sa i përket qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, mjedisit dhe shëndetësisë.

“Ministren e njoftova lidhur me prioritetet e projekteve të Qeverisë, përkitazi Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të transformuar ekonominë e vendit tonë, por edhe për të përshpejtuar procesin e rritjes së kapaciteteve tona për anëtarësim në konventa ndërkombëtare. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i jep Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm”, ka thënë Aliu.

Mes tjerash Aliu dhe Sarkkinen kanë diskutuar edhe për programin e banimit të përballueshëm.

“Theksova qëllimin tonë për adresimin e një nga nevojave më urgjente të qytetarëve tanë, që është banimi i përballueshëm. Pasja e banesave cilësore me çmime të përballueshme jo vetëm që do të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre, por gjithashtu do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme në Republikën e Kosovës, rrjedhimisht u pajtuam për të thelluar bashkëpunimin teknik, institucional dhe shkëmbimin e informacioneve në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës me të marrë mandatin është deklaruar disa herë për mundësinë e fillimit të projektit për banim të përballueshëm për katër mijë familjeve me programin për banim social.

Madje vetë kryeministri Albin Kurti në muajin janar të këtij viti thënë se janë dy skema që do t’ua mundësojnë familjeve përfituese të bëhen me banesa. Njëra është për familjet që mund të paguajnë këste nga 120 euro për 120 muaj dhe tjetra për 150 euro për maksimalisht 150 muaj.

Kurti pati thënë se kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro, ndërsa pohoi se shuma gradualisht do t’i kthehet institucionit që parashihet të themelohet dhe ngarkohet me zbatimin e projektit./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin

Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA

Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë

Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh

Presidentja Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për konstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin Kosovë–ShBA

Kosova News 24/11/2022 24/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?