Tashmë janë bërë publike koeficientet për paga në sektorin publik. Projektligji i shumëpërfolur për paga ka dalë në konsultim publik nga dita e sotme. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të shohin dokumentin dhe të japin komentet e sugjerimet brenda tri javëve në vazhdim, raporton KosovaNews.
Projektligji për paga ka për qëllim kryesor ta përcaktojë dhe rregullojë sistemin e pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i shtetit.
Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për arsye se ka natyrë tejet specifike të punës.
Konsultimet publike përfundojnë më 6 tetor.
Këtu keni të gjithë koeficientët për të gjitha kategoritë e të punësuarit në sektorin publik. Shikoni dhe mësoni se çfarë koeficienti keni. Për të parë të gjitha klikoni te Shtojcat…Download