KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara
Politikë

Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara

Kosova News
Kosova News 15:23 -21/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për të shënuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në terë territorin e Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi fshatin Herticë të Komunës së Podujevës.

“Në fillim të pranverës, sot po e shënojmë një të arritur të rëndësishme për vendin tonë, lidhjen e fshatit të fundit në internet brezgjerë”, tha Kryeministri Kurti.

“Po realizojmë një objektiv kyç që ka të bëjë me një nga parimet kryesore të qeverisjes sonë, e që është gjithëpërfshirja. Në rrugëtimin tonë drejt digjitalizimit është me rëndësi që askush të mos mbetet prapa”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se Qeveria po sigurohet që përfitimet nga digjitalizimi i gëzojnë të gjithë qytetarët pa dallim rajoni, gjinie, etnie, apo statusi ekonomik.

Ai tha se duke investuar në infrastrukturën brezgjerë, ne po i thyejmë barrierat dhe po sigurojmë që të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë në botën digjitale, shtoi ai.

Përtej digjitalizimit në qeveri, kryeministri theksoi se synohet mbështetja e ekonomisë digjitale, si faktor i rëndësishëm i rritjes ekonomike.

“Zhvillimi i qeverisjes dhe ekonomisë digjitale kërkon infrastrukturë e shkathtësi, dhe një ekosistem të gjerë inovacioni dhe se përmes programit të Ekonomisë Digjitale të Kosovës – KODE, me mbështetje të Bankës Botërore, Ministria e Ekonomisë është angazhuar në krijimin e këtyre parakushteve. Falë këtij programi, tashmë janë trajnuar mbi 400 të rinj e të reja në fusha të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, përderisa deri në fund të programit ky numër do të arrij në 2,000.  Gjithashtu është mundësuar lidhja në internet brezgjerë të 201 fshatrave, 107 shkollave dhe 43 ambulancave, që më parë nuk kanë pasur një lidhje të tillë”, tha Kurti.

Kjo lidhje e zonave rurale, duke përfshirë edhe ato më të thella, në internet brezgjerë, sipas tij, nuk është vetëm një projekt infrastrukturor.

“Është një hap përpara në rritjen dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë. Është një qasje në shërbime, mundësi për arsim e kujdes shëndetësor më të mirë, dhe prosperitet ekonomik në çdo cep të vendit”, tha kryeministri.

Ai theksoi se nga sot Kosova është vendi më i mbuluar me infrastrukturë brezgjerë – është kampione në regjion dhe e krahasueshme me shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian për shtrirje dhe përdorim të internetit brezgjerë.

Duke folur për angazhimin e Qeverisë, kryeministri Kurti theksoi se shpejti do ta inaugurojmë Parkun e Teknologjisë Digjitale në Bërnicë, i cili do të ofrojë një platformë të re të rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë.

Ky park është edhe një investim i Qeverisë në ekosistemin e inovacionit, krahas investimit të vazhdueshëm së bashku me qeverinë gjermane në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta

Kosova News 21/03/2023 21/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?