KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritja e çmimeve, reagon kryeministri Kurti: Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm, ata që thonë mos kurseni duan t’iu vjedhin
Ekonomi

Rritja e çmimeve, reagon kryeministri Kurti: Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm, ata që thonë mos kurseni duan t’iu vjedhin

Kosova News
Kosova News 11:42 -28/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova është ndër vendet me shifrat më të ulëta të inflacionit, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane. Ai tha të dielën se çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, por që kursimi është mënyra më e mirë për tejkalim të krizës.

“Me inflacionin jemi ndër vendet me shifrat më të ulëta, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane, sa i përket mbështetjes ekonomike që po i japim sektorit të energjisë, sipas ‘Financial Times’, Kosova është vendi i katërt në Evropë. Kjo mbështetje është në disa forma”, tha Kurti të dielën, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Kurtit, qytetarët nuk duhet të jenë pesimistë, por të kenë realizëm ekonomik, e të kursejnë pasi në kohë krize, sipas Kurtit, kursimi është patriotizëm.

“Çmimet po rriten, është mirë të kursejmë. Pra jo pesimizëm, por realizëm ekonomik. Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm. Ata që thonë mos kurseni duan t’iu vjedhin”, tha Kurti.

Nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj, ministrat në Qeverinë e Kosovës nuk janë shefa, por udhëheqës. Modestia është cilësia që na duhet ,e shoqëruar me vendosmëri që e kemi pasur. Ministrat e dinë që do të kenë ndryshime. Do të merren për bazë rezultatet e punës.

Ai deklaroi se pandemia e COVID-19, post-pandemia, lufta në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë, tensionet mes Kinës e Tajvanit si dhe kriza klimatike në botë, ka ndikuar në rritjen e krizës ekonomike.

“Jemi ekonomi e vogël, por jemi mësuar me vështirësi. Do t’ia dalim duke ndihmuar njëri-tjetrin. Qeveria do të angazhohet për të zbutur dhimbjen ekonomike që do të ndjejë pjesën më të ndjeshme të shoqërisë. Do të ketë vazhdimisht qasje zhvillimore për të ofruar investime të huaja direkte. Në aspektin gjeopolitik e gjeoekonomik, do të jemi me kahje atlantiste e europianiste. Korrupsioni te ne nuk ka vend. Aktorët që tentojnë ta shfrytëzojnë krizën, do të hasin në vështirësi. Do të afrohemi ekonomikisht me Shqipërinë. Politikat tona social nuk maten nga tekat e askujt. Pakoja e ringjalljes ka arritur në 7 për qind të brutoproduktit vendor. Jemi Qeveria që ka ndërmarrë më së shumti politika sociale, më shumë se secila qeveri tjetër”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Osmani për nënkampionen e botës në xhudo: Distria, krenaria jonë

Distria e argjendtë në Botëror

Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme

Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!

Anulohet raundi i ri i negociatave bërthamore SHBA-Iran në Oman

Kosova News 28/08/2022 28/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Danimarka njofton shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë
20:33 -14/06/2025
Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë, kori “Siparantum” renditet në Top-20 koret më të mirë të botës
20:31 -14/06/2025
Mbahet Parada e Krenarisë me moton “Asnjë Hap Mbrapa”, marrin pjesë i pari i Prishtinës dhe disa ambasadorë
20:25 -14/06/2025
13-vjeçari flet për vozitje me 168 km/h – Policia gjobit prindin
20:17 -14/06/2025
Osmani për nënkampionen e botës në xhudo: Distria, krenaria jonë
20:09 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?