Ad image

Kosova e zbret deficitin buxhetor për plot 409 milionë euro

Kosova News
Kosova News 14:31 -03/06/2022

“Përkundër krizave globale si pandemia e inflacioni, vitin 2021 e kemi mbyllur me deficit buxhetor prej vetëm 104 milionë euro, që paraqet një përmirësim enorm krahasuar me deficitin e vitit 2020, që ishte 513 milionë euro”, ka shkruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hakuran Murati.

Sipas tij, Kosova ka shënuar rënie enorme të deficitit buxhetor për vitin 2021 krahasuar me vitin paraprak.

Ministri Murati përmes një grafike ka shpjeguar se brenda një viti edhe përkundër krizave globale shteti I Kosovës ka arritur ta ulë deficitin buxhetor rreth 409 milion euro.

“Përkundër krizave globale si pandemia e inflacioni, vitin 2021 e kemi mbyllur me deficit buxhetor prej vetëm 104 milionë euro, që paraqet një përmirësim enorm krahasuar me deficitin e vitit 2020, që ishte 513 milionë euro”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.  

Ai po ashtu ka thënë se qeveria e Kosovës ka stabilizuar borxhin publik, e madje ka shënuar edhe rënie për sa i përket nivelit të borxhit në raport me Bruto Prodhimin e Brendshëm.

“Sepse ekonomia është rritur me ritëm më të shpejtë sesa që është rritur niveli i borxhit”, ka shkruar Murati.

Në figurën më poshtë mund të vëreni ecurinë e borxhit publik që ishte projektuar para se ne të merrnim mandatin, shënuar me linjën e kuqe. Linja e gjelbër ndërkaq e tregon një projeksion krejtësisht tjetër të borxhit publik vetëm pas një viti qeverisje. Dallimi është qindra milionë euro më pak borxhe.

“Kemi edhe shumë sfida para vetes, por po punojmë që t‘i adresojmë të gjitha”, ka shkruar Murati. /Kosovanews/

Shpërndaje