Ad image

“Agrokosova” i dorëzohet ish blerësit

Kosova News
Kosova News 12:07 -02/06/2022

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik se ka dorëzuar përkohësisht ndërmarrjen e re “Agrokosova Holding” te ish blerësi, duke e respektuar kështu vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për masë të përkohshme ndaj vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të kësaj ndërmarrje.

Sipas Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për Ndërmarrjen e Re “Agrokosova Holding” Suharekë vendoset masa e sigurisë, thuhet në njoftimin e AKP-së, e cila obligohet që Ndërmarrjen ta kthej te blerësi në gjendjen e mëparshme.

“Edhe pse AKP më parë e ka bërë regjistrimin e të gjitha aseteve me komision pesë anëtarësh, me kërkesë të palës, për tri ditë me radhë u bë regjistrim i serishëm i të gjitha aseteve që kanë qenë te ndërmarrja e re “Agrokosova Holding dhe pas përfundimit të këtij procesi u bë pranim-dorëzimit i ndërmarrjes tek blerësi:, thuhet në komunikatë.

Si pjesë e pranim dorëzimit, AKP njofton gjithashtu se dorëzoi Aktvendimin e Kolegjit të Apelit për vendosjen e masës së sigurisë, Raportin e verifikimit dhe regjistrimit të aseteve, Raportin e Doganës për regjistrim të mallit, dokumentet e ndërmarrjes, vulën dhe certifikatën e regjistrimit të biznesit me dokumentet dhe informatat tjera përcjellëse.

“AKP shpreson se Gjykata në afat sa më të shpejtë do ta trajtoj padinë e palës ndaj AKP-së dhe do të merr vendim meritor në interes të publikut dhe pronës shoqërore”, thuhet në njoftim. Kosovanews

Shpërndaje