KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekipi i Kosovës në ngjitje sportive zhvilloi kamp profesional gjashtëditor në Gjermani
Sport

Ekipi i Kosovës në ngjitje sportive zhvilloi kamp profesional gjashtëditor në Gjermani

Kosova News
Kosova News 13:16 -28/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjashtë sportistë të rinj nga Peja dhe Mitrovica, së bashku me dy trajnerë të ekipit kombëtar të ngjitjes sportive, morën pjesë nga 21 deri më 26 qershor në një kamp profesional trajnues në Wernigerode të Gjermanisë, të organizuar në bashkëpunim me klubin DAV-Wernigerode.

Pjesë e kampit ishin trajnerët Virtyt Morina nga klubi Marimangat në Pejë dhe Fidan Abazi nga klubi Trail Explorer Kosovo në Mitrovicë, si dhe sportistët e rinj Dielli Veseli, Amar Anadolli, Resul Reqkoviq, Dior Sokoli, Mat Morina dhe Ajza Abazi.

Ky kamp u organizua me qëllim që sportistët e rinj të përfitojnë eksperiencë profesionale në sportin e ngjitjes, të zhvillojnë aftësitë e tyre teknike dhe të përgatiten për pjesëmarrje në gara rajonale dhe botërore.

Gjatë gjashtë ditëve, pjesëmarrësit zhvilluan trajnime dinamike nën udhëheqjen e trajnerëve profesionistë të DAV-Wernigerode, duke u njohur nga afër me praktikat ndërkombëtare në disiplinat Bouldering dhe Lead.

Sportistët punuan në përmirësimin e teknikave të ngjitjes, lëvizjeve, balancës trupore, koordinimit, aftësive motorike dhe ushtrimeve teknike, ndërsa trajnerët nga Kosova u fokusuan në përvetësimin e metodologjive për zhvillimin e programeve stërvitore në këto dy disiplina.

Ushtrimet praktike në ambiente të mbyllura u zhvilluan në dy qendrat e njohura të ngjitjes, BlocSchmiede dhe Fliegerhalle, të cilat ofruan kushte profesionale për punë intensive me sportistët.

Përveç ngjitjes në salla, pjesë e kampit ishte edhe ngjitja në natyrë në Parkun Kombëtar Harz. Në zonat Schierke dhe Langenstein, sportistët praktikuan ngjitjen Lead në rrugë të pajisura dhe të kombinuara, duke përdorur edhe pajisje tradicionale si Friends dhe Nuts. Po ashtu, në disiplinën Bouldering, ata punuan në avancimin e teknikave të lëvizjes dhe zgjidhjes së problemeve në terren natyror.

Një pjesë e rëndësishme e kampit iu kushtua edhe diskutimeve dhe analizave përmes video-prezantimeve, ku pjesëmarrësit, së bashku me trajnerët, analizuan teknikat e ngjitjes, lëvizjet dhe përparësitë e sportistëve në garat ndërkombëtare.

Këto aktivitete u zhvilluan edhe në shtëpinë malore të klubit DAV-Wernigerode, e cila njëkohësisht ofroi akomodimin për ekipin nga Kosova.

Kampi nuk ishte i fokusuar vetëm në aspektin sportiv. Pjesëmarrësit patën mundësi të socializohen dhe të njihen me kulturën gjermane përmes vizitave në qytetet Wernigerode dhe Magdeburg.

Falënderim i veçantë u shpreh për organizatorët Ralf Gentch dhe Gerald Krug nga DAV-Wernigerode, për iniciativën, mikpritjen dhe punën e tyre në realizimin e këtij kampi, i cili vlerësohet si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit të ngjitjes në Kosovë dhe përgatitjen e brezit të ri të sportistëve për gara ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Volejbollistet e Kosovës arrijnë fitore historike në Taranto

Haxhiu sportistëve: Garoni me zemër dhe jepni më të mirën për Kosovën

Ministri Gashani: Kosova po përgatitet me përkushtim për Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Delegacioni serb lëshon sallën gjatë raportimit të Kosovës për Prishtina 2030

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?