KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Edukimi parafillor i obligueshëm, synohet rritja e numrit të fëmijëve në edukimin e hershëm
Arsim

​Edukimi parafillor i obligueshëm, synohet rritja e numrit të fëmijëve në edukimin e hershëm

Kosova News
Kosova News 10:30 -17/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prej vitit shkollor 2023-2024 edukimi parafillor pritet të bëhet i obligueshëm. Prindërit dhe kujdestarët do të obligohen me ligj që t’i dërgojnë fëmijët në këtë nivel të edukimit. Pasi kaloi në qeveri, Ministria e Arsimit thotë se shumë shpejt Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, që rregullon edhe disa çështje të tjera, do të procedohet në Kuvend. Psikologët e kanë mirëpritur një vendim të tillë pasi thonë se fazat e hershme të zhvillimit janë shumë të rëndësishme.

Ky projektligj do të përfshijë edhe: Koordinimin ndërsektorial; edukimin në familje, ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore; sigurim e rregullim të materialit didaktik ; monitorim të punës edukative; aftësim të dadove.

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna deklaroi për KosovaPress se me anë të këtij projektligji synojnë të rrisin përfshirjen e fëmijëve në edukimin parafillor e në të njëjtën kohë grave t’u jepet mundësia të kyçen në tregun e punës.

“Synojmë që të rrisim përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm, Kosova mbetet si vend mbrapa në përfshirjen e fëmijëve në këtë moshë, sidomos në moshën 0-5 vjeç, dhe me këtë ligj kemi synuar që të rregullojmë të gjitha format e ofrimit të shërbimit në këtë segment, duke përshirë veçanërisht edhe përfshirjen e formave alternative të ofrimit të shërbimeve, siç janë qendrat me bazë në komunitet, themelimin e institucioneve parashkollore ose shërbimeve që ofrojnë institucionet qendrore lokale apo korporatat e ndryshme më qëllim që të rrisim gamen e shërbimeve në të cilin familjet mund të mbështeteni për sa i përket edukimit të fëmijëve”, shprehet.

Zëvendësministrja e Arsimit Maloku-Bërdyna është e bindur se projektligji do të ndikojë pozitivisht dhe do të arrihet që numër më i madh fëmijësh të përfshihen në edukimin e hershëm, kjo edhe për shkak se do të jetë edhe obligim ligjor.

“Edukimin parafillor prej vitit të ardhshëm, vitit 2023-2024 do të bëhet i obligueshëm, që nënkupton se familjet apo kujdestarët do ta kenë obligim ligjor që t’i dërgojnë fëmijët në këtë nivel të edukimit, besoj që kjo është një komponent i rëndësishëm dhe do të ndikojë që kjo politikë e jona, që është për përfshirjen e fëmijëve në këtë pikë të ndikojë pozitivisht dhe fëmijët të kyçen në numër sa më të madh në këtë nivel të edukimit… Tani pas miratimit të projektligjit në qeveri, ai do të vazhdojë procedurat e mëtejme në kuvend dhe presim që në muajt në vijim të aprovohet dhe të fillojë pastaj edhe implementimi i tij. Natyrisht ky projektligj bartë më vete edhe një pjesë të akteve nënligjore që dalin nga ai dhe puna do të vazhdojë intensivisht, në muajt në vijim edhe në përpilimin e këtyre akteve nënligjore, dhe pastaj implementimin e tyre”, vijoi Maloku-Bërdyna.

Për psikologun Petrit Thaçi fazat e hershme të zhvillimit të fëmijët janë shumë të rëndësishme. Prandaj, ai e sheh si pozitive këtë hap pasi thotë se fëmijët e kanë të nevojshme që para se të shkojnë në bankat shkollore të kalojnë këtë nivel edukimi.

Ai shton se mosha e preferuar që një fëmijë të fillojë edukimin parafillor është 3-vjeçare.

“Fazat e hershme të zhvillimit janë shumë të rëndësishme, qoftë në zhvillimin njohës apo në atë emocionale, por edhe atë të sjelljes së përgjithshme motorike dhe aktiviteteve të tjera të jetës së përgjithshme, prandaj ky është një informacion shumë i mirë. Në shoqërinë tonë është e domosdoshme që fëmijët para se të hynë në bankat shkollorë dhe t’i përvishen procesit të mësimit, realisht të kenë një zhvillim paraprak të kësaj natyrë ku do të fillojnë më tepër në një formë ku loja do të dominojë, aktivitetet të përbashkëta, aspektet emocionale, komunikimi i përbashkët ndër moshatarët dhe do të jenë të përgatitur më mirëfilli që ti bashkohen rrugëtimit… Sipas informacioneve shkencore, psikologjike si dhe sipas përvojave të shteteve evropiane më një traditë më të gjatë arsimore, shohim se ndoshta pragu i kënaqshëm që patjetër të fillojë edukimi parafillor do të ishte mosha trevjeçare”, ka theksuar Thaçi.

Projektligji i jep një rëndësi të veçantë edhe ushqyeshmërisë dhe krijimin e menyve ushqimore për fëmijët.

“Ushqyeshmëria lidhet me koordinimin ndërsektorial, nuk mund të paramendojë që kemi një zhvillim të duhur të fëmijës në rast se shëndeti nuk është komponent kyçe e kësaj, në këtë drejtim ushqyeshmëria siguron që zhvillimi i fëmijëve, sidomos ai fizik e mendor të jetë në nivelin e duhur. Ne do të ngrysim të gjithë mekanizmat e nevojshme dhe do të përkrahim institucionet që kjo të implementohet, por sigurisht që mund të këtë sfida. Besoj që më bashkëpunimin e artereve relevantë në këtë fushë dhe institucionet qendrore dhe lokale, besoj do të adresohen më kohë dhe ti tejkalojmë të gjitha sfidat që mund të na dalin rrugës”, deklaron zëvendësministrja Edona Maloku-Bërdyna.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Shkolla në Kalabri do të mund të pranojë 1 mijë nxënës

Kosova News 17/07/2022 17/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?