KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edicioni i 14-të i Prifest do të përmbyllet me film në gjuhën shqipe
Kulturë

Edicioni i 14-të i Prifest do të përmbyllet me film në gjuhën shqipe

Kosova News
Kosova News 19:30 -05/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe këtë vit hapja dhe mbyllja e festivalit të filmit Prifest do të bëhet me film në gjuhën shqipe. “Vera andërron detin” do të shfaqet në ditën e parë të festivalit ndërsa “Virgjëresha shqiptare” do të shënojë përfundimin e këtij organizimi i cili mbledh artistë nga e gjithë bota në Prishtinë nga 20 deri në 25 shtator.

Nga Prifest kanë bërë të ditur se do do të ketë pjesëmarrje të madhe edhe të filmbërësve nga Kosova.

“Jemi të lumtur që sikurse edhe në hapje të PriFest-it me filmin ‘Vera andrron detin’, edhe në mbyllje do të kemi film në gjuhën shqipe, për më shumë edhe me pjesëmarrje të madhe të filmbërësve nga Kosova. E kemi thënë shumë herë, promovimi dhe përkrahja e filmave vendorë dhe filmbërësve tanë është një nga objektivat kryesore të festivalit”, ka thënë Fatos Berisha, bashkëthemelues i festivalit.

“Virgjëresha shqiptare” është shfaqur premierë botërore vitin e kaluar në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Varshavë ku fitoi dy çmime.

Filmi me regji të Bujar Alimanit është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Gjermanisë, Belgjikës dhe Kosovës.

“PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe mbahet nga 20-25 shtator, për herë të parë pa drejtoreshën e festivalit Vjosa Berisha e cila ndërroi jetë me 23 qershor të këtij viti. Ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj”, thuhet në njoftimin e Prifest.

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci takon kryetarin e Izmirit, diskutojnë mundësitë për bashkëpunimin kulturor  

Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

TAGGED: festivali, filmi, mbyllja
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?