KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edi Rama nga Sllovakia: Ushtria serbe në kufi të Kosovës e ka fuqinë zero
Politikë

Edi Rama nga Sllovakia: Ushtria serbe në kufi të Kosovës e ka fuqinë zero

KosovaNewss
KosovaNewss 11:36 -31/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se efekti i afrimit të ushtrisë serbe në kufi të Kosovës është i barabartë me zero.

Në Forumin e Sigurisë në Sllovaki, Rama është pyetur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Rama theksoi se ushtria serbe në kufi të Kosovës e ka fuqinë të barabartë me zero. Ai bëri krahasim duke thënë se është njësoj “si ushtria e Meksikës të afrohet në kufirin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Jo, jo po përqendrohesha te ajo që shkruhej “ushtria serbe në kufi”. Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çfarë do të bëhej?! Me gjithë respektin e mundshëm sepse e dua Meksikën! Po çfarë mund të bëjë? Asgjë, absolutisht asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Bini dakord Kovaçevski me këtë qëndrim?”, ka thënë Rama.

E kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se dalja e vetme nga kjo situatë është zbatimi i marrëveshjeve nga të dyja shtetet.

“Gjej ndonjë vend tjetër, jo Meksikën! (qesh) Është njësoj si ushtria kubane të shkojë në Florida. Dalja e vetme nga kjo situatë është zbatimi i marrëveshjes mes shteteve në mënyrë që të ketë normalizim”, ka thënë ai në Bratislavë.

Gjithashtu lexoni:

Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

KosovaNewss 31/05/2023 31/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?