KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edi Rama: Kosova e ka futur veten në kurth, të nënshkruajë e vetme Marrëveshjen
Politikë

Edi Rama: Kosova e ka futur veten në kurth, të nënshkruajë e vetme Marrëveshjen

Kosova News
Kosova News 13:30 -17/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova e ka futur veten në kurth me çështjen e pazgjidhur me Serbinë, e sipas tij, plani franko-gjerman është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.

Ai ka thënë të martën para mediave se Kosova duhet të veprojë e pavarur nga Serbia dhe të nënshkruajë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit, e siç ka thënë ai, më pas Serbia t’i lihet në dorë Bashkimit Evropian.

“Sot Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE, dramatike, e ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë një plan franko-gjerman që është gjeja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Më e mira e mundshme. E mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por e mira është të firmosë unilateralisht dhe të firmosë edhe sikur Serbia të mos e do kurrë (marrëveshjen). E pastaj t’ia lë në dorë BE-së e t’i thotë këto ishin planet e BE-së, këto ishin dokumentet.. Mjafton që në BE të futemi në një proces ku njohja e vendeve mosnjohëse të funksionojë. Paqja bëhet për vete, bëhet me armikun, jo me mikun”, ka deklaruar Rama.

Sipas kryeministrit, Kosova ka moment të artë në tavolinën e Brukselit “dhe i ka në krahë të gjithë aleatët, çlirimtarët dhe njohësit e saj”, duke shtuar se ajo “po mbytet në një lugë uji se çka po thotë presidenti i Serbisë”.

“Kosova duhet të veprojë e pavarur nga Serbia dhe t’i dedikohet rrugës së saj evropiane duke u sjell si tjetër Evropë në Ballkan bashkë me Shqipërinë. Këto që i tha presidenti s’janë kushte që i vë BE-ja, janë mundësi themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes. Për mua nuk diskutohet që Shqipëria do të vazhdoj të mbajë flamurin e paqes dhe të dialogut…Të gjitha ato që lidhen me veriun të papranueshme, të dënueshme. Zija në Beograd ishte skandal antievropian, kjo është, por s’mund të jetë arsye për të frenuar procesin”, ka shtuar kryeministri i Shqipërisë.

Ai është shprehur para presidentit Macron se Kosova i ka marrë “sytë e miqve mbi vete” e sipas tij, qëndrimi i Kosovës mund t’u japë shteteve aleate argumente që mund t’i mërzisin dhe t’i zhgënjejnë “e kjo mund të ketë një kosto që nuk e llogarisim sot”.

“Dje kemi pasur një bisedë të hapur informale në dreken e punës me të gjithë liderët, përfshirë edhe kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë. Kryeministri Holandez Ruth tha mos harroni që ‘një kompromis më shumë sesa çfarë do të fitosh është çfarë nuk duhet të humbasësh’. Nëse bëjmë me sytë tanë këtu në Tiranë, një llogari të gjerave për t’u humbur nga shqiptarët, në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe kudo, është më e madhe dhe me një kosto më të lartë sesa llogaria e atyre që duan të fitojnë duke dashur t’i marrin si të mirëqena këto që s’i humbasin. Për mua, shqiptarët në rajon janë në ditën e tyre më të mira në histori.”

Macroni kërcënon me vizat: Fjala s’po mbahet, pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

Gjithashtu lexoni:

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Protesta hyn në ditën e 21-të, demonstruesit kalojnë natën para Kryeministrisë

Koncert përkujtimor “Nisma e Lirisë” në nder të heroit Hakif Zejnullahu

Kryeministri Edi Rama diskutime me Macron, pritet të takohen nesër në Paris, zbulohet agjenda

Kosova News 17/10/2023 17/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme
16:22 -21/06/2026
Alarm për ndotjen në Badoc, kërkohen veprime urgjente për mbrojtjen e ujit
15:51 -21/06/2026
Rritet konsumi i ujit, KRU “Prishtina” bën apel për përdorim të përgjegjshëm
15:48 -21/06/2026
Nisin bisedimet, Vance nuk përgjigjet në pyetjen rreth Netanyahut
15:08 -21/06/2026
Trangulli i Kosovës po fiton tregun evropian
15:04 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?