Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në gjykatë në orën 09:00.
Deri tani dëshmitarët e prokurorisë i kanë dhënë dëshmitë e tyre me dyer të mbyllura, me arsyetimin për sigurinë e tyre dhe ndjeshmërinë e çështjes.
Ish- krerët e UÇK-së akuzohen nga Prokuroria Speciale , për krime lufte. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat të cilat rëndojnë mbi ta.


