Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Selman Sokoli, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së urës së re për këmbësorë mbi lumin Ibër, e cila u vu sot në funksion.
Hapja e kësaj ure vjen pas përfundimit të mëhershëm të urës për qarkullimin e veturave dhe synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, duke përmirësuar sigurinë për këmbësorët dhe qarkullimin në përgjithësi.
Sipas njoftimeve, projekti konsiderohet si investim infrastrukturor që ka për qëllim lidhjen e zonave përreth dhe përmirësimin e shërbimeve publike, në kuadër të investimeve të realizuara nga Qeveria Kurti.


