KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe pa sistemin ETIAS, 1 dhjetori data e fundit për liberalizimin e vizave
Politikë

Edhe pa sistemin ETIAS, 1 dhjetori data e fundit për liberalizimin e vizave

Kosova News
Kosova News 20:36 -14/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe në rast se sistemi ETIAS nuk funksionalizohet deri më 1 nëntor të vitit që vjen, Kosova 1 dhjetorin 2023 e ka si afat të fundit kur do ta ketë liberalizimin e vizave.

Kështu thotë raporti “Liberalizimi i vizave, Finalja e madhe” i autorëve Gjeraqina Tuhrina e Augustin Palokaj, ku analizohet procesi i deritashëm, qëndrimet, dhe kundërshtimet e disa prej shteteve anëtare të BE-së.

ETIAS është një sistem i ri, i cili pritet të vihet në funksion nga Bashkimi Evropian, ku qytetarët e shteteve që kanë liberalizim të vizave duhet të regjistrohen para se të udhëtojnë. Një regjistrim pastaj do të ishte i vlefshëm për tre vjet.

Por tensionimi i situatës në Kosovë do të mund të paraqitej si pengesë në këtë proces.

Në këtë raport, gjithashtu paraqiten disa prej skenarëve të mundshëm në kohën kur procesi për liberalizmin ka hyrë në fazën e quajtur “fillimi i fundit”.

Rrezik tjetër potencial sipas kësaj analize, mund të jetë edhe problemi gjithnjë e më i madh i mospërshtatjes së vendeve të BE-së me politikën e BE-së në regjimin e vizave për vendet e treta.

“Tash duhet të kemi kujdes, pasi dialogu si dialog nuk është i lidhur, por tensionet në Kosovë që mund të jenë tensione për shkak të dialogut, mund të ndikojnë te mënyra e të menduarit te njerëzit në Evropë dhe ata mund të thonë se nëse mund të ketë tensione mund të ketë edhe largim të qytetarëve dhe rrezik potencial për migrim masiv nga Kosova. Ekzistimi i vizave nuk e parandalon largimin. Frika nga migrimi masiv nuk qëndron”, tha Palokaj.

Agresioni rus në Ukrainë, ndikimi rus në rajon gjithashtu kanë qenë disa prej faktorëve që kanë shtyrë përpara Kosovën në këtë proces.

“Rreziqet eventuale më shumë kanë pas të bëjnë me ndonjë lidhej joformale të liberalizmit me procesin dialogun se sa nga ajo që ndodhi më vonë. Çfarë ndodhi më vonë ishte 13 tetori dhe ETIAS ishte me siguri fjala më e kërkuar në Kosovë në google. Janë dy shtete të tjera më të avancuara në procesin e liberalizmit, Katari dhe Kuvajti tashmë e kanë vendimin se zbatimi i liberalizmit të vizave nis me momentin kur Etias bëhet funksional dhe disa shtete të kryesuese nga Franca që një e njëjta politika të zbatohet edhe në Kosovë sado që për neve ishte befasi e pakëndshme”, tha Tuhina.

“Ne si MPB kemi filluar qysh herët të punojmë shumë ngushtë me të gjitha shtetet anëtare në veçanti që kanë qenë më skeptike sa i përket liberalizmit. Këtu e kam fjalën për Francën, ku ne që nga qershori i vitit te kaluar i kemi diskutuar këto hezitime që i kanë pas që kryesisht ndërlidheshin me migracionin. Ajo çfarë mund të them se gjatë kësaj vizite ne meqenëse organizuam vizita ë terren e aeroport dhe masat që ne i marrim për lëvizje ilegale kemi marrë një feedback pak shumë pozitiv dhe kjo besoj do të konkretizohet”, tha Jeta Telaj, shefe e kabinitetit në Ministri të Punëve të Brednshme.

“Janë tri mësime këtu që duhet t’i mësojmë. E para procesi i liberalizimit lidhet me agjendën integruese të Kosovës që në zanafillën e saj ka qenë e lidhur me dialogun. Kosova sot ka dy procese në kuadër të integrimi evropian gëzon marrëdhënie kontraktuale përmes marrëveshjes MSA dhe dy gëzon liberalizmin e vizave lansimin e tij në vitin 2011. Kur kanë filluar këto dhe përgjigjja është që të kthen në një pikë kohore në vitin 2012 u lansuan këto dy procese pak muaj para nisjes së tyre ndodhi diçka e madhe në dialog marrëveshjet e 2011 marrëveshjet e para të rëndësishme. Gabimi i tretë sundimi i ligjit përkundër marrëveshjes me Malin e Zi u ratifikuara liberalizmi nuk ndodhi për shkak të mungesës së progresit të sundimit të ligjit. Pamë që regresi në fushën e sundimit të ligjit kushton edhe në proceset integruese”, tha drejtori ekzekutiv në Institutin EPIK, Demush Shasha.

Grupi punues i Këshillit të BE-së pritet të takohet këtë javë më 16 nëntor, ku do të procedojë dokumentin për liberalizimin e vizave.

Në grupin punues për vizat në Bashkimin Evropian, të enjten e kaluar, është arritur kompromisi që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret së shpejti.

Gjithashtu lexoni:

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë

Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Kosova News 14/11/2022 14/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza
10:35 -07/06/2026
Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë
10:25 -07/06/2026
Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë
10:11 -07/06/2026
DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë
10:09 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?