KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Botë

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Kosova News
Kosova News 23:00 -21/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një grua u ka thënë policisë se ishte sulmuar seksualisht në vitin 2017 nga Pete Hegseth, pasi ai i mori telefonin, bllokoi derën e një dhome hoteli në Kaliforni dhe refuzoi ta linte të largohej, sipas një raporti të hollësishëm hetimor të bërë publik të mërkurën vonë.

Hegseth, ish-moderator i Fox News dhe i nominuar prej presidentit të zgjedhur Donald Trump për të qenë Sekretar i Mbrojtjes, i tha policisë në atë kohë se te dy kishin rënë dakord dhe mohoi çdo shkelje ligjore, thuhet në raport.

Lajmi doli në pah javën e kaluar kur zyrtarët lokalë publikuan një deklaratë të shkurtër duke konfirmuar se një grua e kishte akuzuar Hegseth për sulm seksual në tetor të vitit 2017, pasi ai kishte folur në një ngjarje për gratë republikane në Monterey.

Avokati i Hegseth, Timothy Palatore, tha në një deklaratë se raporti i policisë konfirmon “atë që kam thënë gjithmonë, se incidenti u hetua plotësisht dhe policia gjeti se kjo ishte akuzë e rreme”.

Hegseth pagoi gruan në vitin 2023 si pjesë të një marrëveshjeje konfidenciale për të shmangur kërcënimin e një padie që ai e përshkroi si një padi të pabazuar, ka thënë Palatore, shkruan ap.

Raporti i policisë prej 22 faqesh ofron detaje mbi një akuzë për sulm seksual nga Pete Hegseth në vitin 2017, të cilën ai e mohon. Gruaja, që nuk është identifikuar, tha se Hegseth i mori telefonin dhe bllokoi derën e dhomës së hotelit, duke e penguar të largohej. Ajo raporton se mund të ishte droguar dhe nuk mbante mend shumë për ngjarjen.

Hetuesit u njoftuan nga një infermiere që i kërkoi ekzaminim për sulm seksual, dhe gruas iu morën provat. Ajo tha se ishte sulmuar nga Hegseth, ndërkohë që ai mohoi çdo akt të pahijshëm dhe e konsideroi takimin të dakorduar.

Pas hetimeve, Hegseth dhe gruaja arritën një marrëveshje konfidenciale, pa ngritur akuza, pasi ai ishte i shqetësuar për mundësinë e një padie që mund të çonte në largimin e tij nga Fox News.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 21/11/2024 21/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?