KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe një lajm rreth vizave: Austria u drejtohet vendeve të BE’së për liberalizimin për Kosovën
Politikë

Edhe një lajm rreth vizave: Austria u drejtohet vendeve të BE’së për liberalizimin për Kosovën

Kosova News
Kosova News 15:08 -17/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja austriake për Europën, Karoline Edtstadler, ka thënë se pas dhënies së mendimit nga Komisioni Europian për statusin e vendit kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, Bashkimi Europian s’duhet të përdorë standarde të dyfishta karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drejtim, ajo thotë se kjo kërkon që t’i liberalizohen vizat Kosovës, t’i jepet statusi i vendit kandidat Bosnje e Hercegovinës dhe të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Sot Komisioni Europian prezantoi opinionin e tij për aplikimin për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Këto tani do të duhet të analizohen në detaje gjatë ditëve në vijim. Është e qartë se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta apo edhe kandidatë të klasit të parë dhe të dytë në procesin e anëtarësimit”.

“Për sa i përket Ballkanit Perëndimor në veçanti, mbajtja e premtimeve tona është çështje sigurie për Europën dhe një çështje e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Kjo kërkon që të jepet statusi i kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha Edtstadler.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është kthyer sërish në vëmendje te zyrtarët europianë. Në vizitën e tij historike në Kosovë, kancelari gjerman Scholz tha se e mbështet heqjen e vizave ndaj kosovarëve. Ndërkaq, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Euroneës së fundi tregoi se kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane dhe tregoi se ky proces është shumë afër, megjithëse nuk dha ndonjë datë të caktuar.

Gjithashtu lexoni:

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Rasti tragjik i të riut në Gjakovë, Policia jep detajet e fundit

Tragjedi në Malajzi: Ndërron jetë ish-portieri gjatë një ndeshjeje bamirësie

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

TAGGED: Austria, BE, Liberalizimi i vizave
Kosova News 17/06/2022 17/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?