Në vazhdën e ndalimeve që po bëhen në ditët e fundit, Gjykata Speciale, ditë më parë, ka ndaluar edhe ish- të burgosurin politik dhe ish- deputetin e ambasadorin, Nait Hasani.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Hasani, i cili tha se i është konfiskuar telefoni.
Ai pohoi për RTK se të dielën për tri orë rresht ishte intervistuar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë-Kosovë.
Sipas Hasanit, shoqërimi i tij në EULEX dhe konfiskimi i telefonit është bërë me urdhër të Gjykatës Speciale.
Dhomat e Specializuara të Hagës mbrëmë kanë intervistuar edhe ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remin, të cilit po ashtu i është sekuestruar telefoni.
Ndërkohë dje, për shtatë orë me radhë, EULEX-i e ka bastisur edhe banesën e familjarëve të heronjve Bahri e Fahri Fazliu.
Vëllai i tyre, Fadili ka thënë se EULEX-i ka marrë nga banesa e tyre telefonin e tij e laptopin e punës.


