KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë në industrinë ushtarake
Rajon

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë në industrinë ushtarake

Kosova News
Kosova News 10:35 -23/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar një zhvillim të rëndësishëm ekonomik gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Procesit të Berlinit, që u zhvillua në Londër.

Mickoski bëri të ditur se kompania amerikano-britanike “Burstock”, do të investojë deri në 150 milionë dollarë në industrinë e specializuar ushtarake në Maqedoninë e Veriut.

“Sot nënshkruam një memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikano-britanike ‘Burstock’, e cila do të investojë deri në 150 milionë dollarë në industrinë e specializuar ushtarake në Maqedoni. Do të hapen rreth 1.000 vende të reja pune me paga të larta dhe ky është vetëm fillimi”, shkroi Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, ky është vetëm hapi i parë i një bashkëpunimi më të gjerë, pasi investimet në industrinë ushtarake pritet të tejkalojnë një miliard dollarë në vitet e ardhshme.

Kompania “Burstock” njihet për përvojën e saj shumëvjeçare në fushën e mbrojtjes, diplomacisë, sigurisë dhe inteligjencës, si dhe në trajnim, konsulencë dhe menaxhim projektesh. Po ashtu, ajo vepron në sektorët komercialë detarë dhe të aviacionit.

Ky është një nga investimet më të mëdha të huaja në sektorin e mbrojtjes në rajon, që pritet të rrisë rolin strategjik të Maqedonisë së Veriut në industrinë e teknologjisë dhe sigurisë.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 23/10/2025 23/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?