KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe BE-ja kërkon shtyrjen prej 10 muajsh të afatit për ndërrimin e targave në Kosovë
Siguri

Edhe BE-ja kërkon shtyrjen prej 10 muajsh të afatit për ndërrimin e targave në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:30 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe siguris,  Peter Stano, ka konfirmuar se edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova që edhe pas datës 1 nëntor ta shtyjë afatin për 10 muaj shtesë për ndërrimin e tabelave të veturave.

“Bashkimi Evropian ka qënë gjithmonë i qartë – se vendimi i Kosovës për të ndërruar tabelat e regjistrimit është legjitim. Megjithatë, sipas marrëveshjes nga dialogu që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, të arritur me 2011 dhe 2016, është me rëndësi që të sigurohet kohë e mjaftueshme për implementimin e këtij plani, dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultime të afërta me qytetarët ndaj të cilëve ka ndikim, dhe në përputhje me praktikat e mira Evropiane”, thuhet në përgigjen e zëdhënësit të BE-së për Kohën.

“Konkluzat për lirinë e lëvizjes nga viti 2016 përfshijnë një afat kohor për riregjistrim, i cili duhet të ketë edhe udhëzime. Prandaj ne në bazë të këtij procesi i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një afat kohor prej 12 muajsh për riregjistrim. Sipas të njëjtës logjikë, tash kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të shtyjë afatin e tashëm edhe për 10 muaj”, thuhet në përgjigjen e Bashkimit Evropian.

Sipas zëdhënësit të BE-së, një shtyrje e tillë do të mundësonte një fushatë informimi më inkluzive dhe konsultime me qytetarët përkatës. Kjo do t’i mundësonte Kosovës që t’ua lehtësojë serbëve të Kosovës në veri marrjen e kartave të identitetit dhe patentë shoferëve të Kosovës.

“Çfarëdo eskalimi i tensioneve dhe dhune potenciale në veri të Kosovës duhet të evitohet. Kjo ka rëndësi të veçantë në kontekstin momental gjeopolitik, në kontekstin e ruajtjes së stabilitetit në rajon”, thuhet nga BE-ja.

Më herët një kërkesë të tillë e ka bërë edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Escobar.

Gjithashtu lexoni:

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme

Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme
14:14 -05/07/2025
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
13:46 -05/07/2025
MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?