KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe 45 persona paraqiten si viktima të UÇK-së kundër krerëve në Speciale, refuzohen gjashtë
Siguri

Edhe 45 persona paraqiten si viktima të UÇK-së kundër krerëve në Speciale, refuzohen gjashtë

Kosova News
Kosova News 16:43 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe 45 persona janë paraqitur në Gjykatën Speciale duke pretenduar të jenë viktima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të njëjtit kanë dorëzuar aplikacionet e tyre përmes emailit dhe Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në dokumentin që e ka parë lajmi.net, shihet se Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ka rekomanduar që 39 aplikacione të këtyre personave të pranohen, teksa për gjashtë nga to është rekomanduar refuzimi.

“VPO vlerëson se gjashtë (6) aplikantë – Viktima-155/06, Viktima-222/06, Vitima 223/06, Viktima-150/06, Viktima-224/06, dhe Viktim-190/06 – nuk kanë demonstruar mjaftueshëm në një bazë prima facie se ngjarjet e përshkruara në kërkesat e tyre nga të cilat ata pretendojnë se kanë pësuar dëm bien brenda fushës materiale, kohore dhe gjeografike të akuzave, siç përshkruhet në Aktakuzën e Konfirmuar të Ndryshuar. Rrjedhimisht, VPO i rekomandon gjyqtarit të procedurës paraprake që t’i refuzojë këta aplikantë të marrin pjesë si viktima në procedurë”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave.

E këta persona që po pretendojnë të jenë viktima direkte dhe indirekte të UÇK-së, të përkatësisë shqiptare dhe serbe, kanë kërkuar disa masa mbrojtëse si në vijim:

Tetë nga ta kanë kërkuar moszbulim për publik;

16 kanë kërkuar moszbulim për publikun dhe të akuzuarit;

Një person ka kërkuar moszbulim për të akuzuarit

15 kanë kërkuar moszbulim për publikun, të akuzuarit dhe mbrojtësit;

Dy aplikantë kanë këruar moszbulim për publikun, prokurorinë, të akuzuarit dhe avokatët;

Teksa tre aplikantë nuk kanë kërkuar ndonjë masë.

Ndryshe, ky është raporti i tetë i Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave në rastin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Lajmi.net kishte raportuar se si në raportin e shtatë, 46 persona që pretenduan të jenë viktima të UÇK-së, ishin rekomanduar të refuzohen nga Zyra që merret me aplikacionet e tyre.

Më 5 nëntor të këtij viti ndërkaq bëhen tre vite prej që krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë, prej kur ishin arrestuar nën akuzat për krime lufte.

Përveç tyre, për krime lufte janë duke u zhvilluar edhe dy procedura tjera, kundër Salih Mustafës e Pjetër Shalës. 

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

TAGGED: Gjykata Speciale
Kosova News 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?