Qeveria e Kosovës i ka ndarë edhe 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 20 korrik, ministri i Financave, Hekuran Murati, kërkoi që të votohet kjo masë mbështetëse, e cila u përkrah edhe nga ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
“Bëhet fjalë për masën 4.2.. Parashihet një ndarje prej 255 mijë euro që merren nga programi i ringjalljes ekonomike dhe transferohen në kodin e përcaktuar nga MASHTI me synimin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha Murati.