Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Komunës së Prizrenit kryetari i kësaj komune Shaqir Totaj ofendoi me terma pezhorativ asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje Selman Sokoli duke e quajtur “Katunar” për shkak të prejardhjes së tij nga zona e Hasit.
Për këtë reagoi asamlistja e Vetëvendosjes Dafina Alishani duke i bërë thirrje kryetarit Totaj të kërkoi falje: kryetar të bëjë thirrje me i kërku falje kjo ndasi është tepër e ulët sidomos për një kuvendar që vjen nga Hasi, qaj Has të ka ba kryetar tash po e atakon po i thua katunar” tha ndër të tjera në replikën e saj znj. Alishani
Nëpërmjet një postimi në facebook ka reaguar edhe asamblisti Selman Sokoli duke i thënë Totajt se se “katunaret” e Hasit kanë sjellë në pushtet, e katunarët e Hasit do ta rrëzojnë.
“Po Shaqir Totaj, jemi mësu ne “katunaret” e Hasit me sojin tënd. I njohim mirë cinikët. Por, po ta kujtoj se katunarët e Hasit të kanë pru në pushtet, e katunarët e Hasit kanë me të rrxu! Vitin e ardhshëm e ke moshën e pensionimit, poashtu kjo korrespodon edhe me zgjedhjet lokale” ka shkruar Sokoli
Kujtojmë që Ishte pikërisht zona e Hasit, ajo që me votën masive e përcaktoi Shaqir Totajn si fitues të zgjedhjeve lokale të vitit 2021 pasi e konsideronin si bastion të vetin duke qenë se prejardhja e Totajt është nga Hasi, saktësisht nga fshati Gjonaj.