Aktivisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka reaguar lidhur me deklaratat e djeshme të Fatmit Limaj, i cili e quajti helm kryeministrin Albin Kurti dhe person i cili po mashtron qytetarët me patriotizëm.
Këtyre deklaratave u ka dhënë një sqarim Zogiani i Vetëvendosjes, duke shtruar pyetjen se ku e ka hallin Fatmir Limaj?
Ai tha se ka vënë re Limaj është eksponenti opozitar mbase më i helmuari me urrejtje kundër kryeministrit dhe VV-së, shkruan KosovaNews.
Zogiani thotë se gjuha e LImajt kap ekstremet më të skajshme të urrejtjes, e së fundi kapi një nga këto amplituda kur tha, “ta heqim këtë helm!”.
“Shumë komentues e definojnë këtë thjesht si një frustrim qe vjen nga “pamundësia për të vjedhur”. Nuk e shoh kështu. Nuk them se mungesa e përdorimit të pushtetit për qëllime të ngushta nuk është një pjesë e burimit të këtij frustrimi, por madje mendoj qe nuk është as kryesori. Duhet ta njohësh më mirë Limajn për ta kuptuar ku e ka…”, ka thënë Zogiani.
Ai vlerëson se Limaj ka qënë një djalë patriot e besa edhe luftëtar nga ata te rrallët dhe pas lufte ai kishte pretendime për lider relevant të politikës që pretendonte trashëgiminëë e UÇK-së, por që sipas tij, disi gjithmonë e ka humbur hapin për të qenë i tillë.
“Në fund pikërisht nga lodhja e të qenit i treti, i katërti, e i pesti, doli nga PDK dhe historia e më vonshme tregon se ai këtë ndarje e ka bërë ekskluzivisht për arsye të egos së vet, duke qenë se sjellja e tij për çështje relevante politike nuk ndryshoi kurrë nga ajo e PDK. T’i kthehemi patriotizmit. Duke qene se nuk u bq kurrq relevant, ai u detyrua tq jetq pqrcjellqs i tjerqve. Nuk arriti tq krijojq pqrkrahje autentike politike dhe kqshtu nq politikat nacionale u bq njq pqrcjellqs i thjesht i “kompromiseve tq dhimbshme” qq po bqnin ish- shokët e tij”, është shprehur Zogiani.
Aktivisti i Vetëvendosjes tregon edhe çfarë kishte biseduar me Limajn para 12 vitesh, kur i kishte thënë se e kanë shndërruar shtetin në OJQ.
“I pata thënë njëherë ka goxha do vite qe e keni shndërruar shtetin ne OJQ, tha, po ka plot 12 vjet qe po e luajmë shtetin. Kjo pat ndodhur ne Hotel Grand gjate një pritjeje nga Ambasada Amerikane ne kohen e Tina Kaidanov. Pra, Limaj ishte fort i vetëdijshëm për atë që po bënte politika në shumë drejtime, e sidomos në lidhje me Serbinë. Ai ishte një patriot, patriotizmi i të cilit u zëvendesua nga praktika tipike lindore të politikanëve. Luks, afera, jetë e erret me një fjalë”, ka thënë ai.
Mirëpo, sipas Zogianit Limaj tashti e ka një problem te ri.
“Ai nuk e ka menduar që do të vinte një dite si kjo kur do të përballohej me faktin që dikush në politiken kosovare mund të jetë patriot dhe relevant njëkohësisht. Kjo e ekspozon atë në radhë të pare para vet-vetes. E kur e zbulon të vërtetën e pakëndshme për veten është shumë e vështirë, sepse njeriu mund të ikë nga gjithkush e çkado, por jo nga vet-vetja. Prandaj Limajt pardje i doli kaq natyrshëm ajo deklarata: Kurti po mashtron popullin me patriotizëm. Patriotizmi, zoti Limaj, nuk është mashtrim, është vlere!”/KosovaNews/


