Një grua nga Mitrovica ka raportuar të enjten në polici se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.
Sipas njoftimit të policisë të premten, viktima është ngacmuar derisa ishte duke ecur në rrugë.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se derisa ka qenë në rrugë një person i panjohur nga vetura e ka ngacmuar seksualisht. Në lidhje me rastin janë shoqëruar i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë të cilët janë intervistuar lidhur me rastin, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


