Trent Alexander-Arnold ka njoftuar se do të largohet nga Liverpooli dhe gazetari i njohur Fabrizio Romano ka shkruar se tashmë marrëveshja mes tij dhe Real Madridi ka përfunduar.
Mbrojtësi anglez është gati për sfidën e re në “Santiago Bernabéu”, ku do të nënshkruajë për pesë vite.
“Trent Alexander-Arnold te Real Madrid, e kryer!” – ka njoftuar gazetari i njohur Fabrizio Romano në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Sipas Romano-s, tashmë po përgatiten dokumentet zyrtare për transferimin e mbrojtësit anglez te gjiganti spanjoll.
“Po përgatiten dokumente që Trent të bashkohet me Real Madridin në një kontratë pesëvjeçare. Marrëveshja verbale është arritur,” ka shtuar ai, duke konfirmuar se të dyja palët kanë rënë dakord për kushtet kryesore të transferimit.
Alexander-Arnold sapo ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, një vendim që shënon fundin e një epoke të artë me “The Reds”.
Në karrierën e tij në “Anfield”, ai ishte pjesë kyçe në fitimin e shumë trofeve të rëndësishëm, përfshirë dy tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.
“Ky është padyshim vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time. Dashuria ime për këtë klub nuk do të vdesë kurrë”, ka deklaruar Trent në lamtumirën e tij emocionuese për tifozët e Liverpoolit.
After 20 years at Liverpool Football Club, now is the time for me to confirm that I will be leaving at the end of the season.
— Trent Alexander-Arnold (@TrentAA) May 5, 2025
This is easily the hardest decision I’ve ever made in my life.
I know many of you have wondered why or been frustrated that I haven’t spoken about this… pic.twitter.com/emAw5RvXq0
Aktualisht ekziston edhe një mundësi që Alexander-Arnold të përfaqësojë Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, por kjo çështje pritet të diskutohet mes dy klubeve në javët e ardhshme.