Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se tanimë ka mandatuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverise së Kosovës.
Ndërkaq, pas pak pritet që të nis edhe seanca për formimin e Qeverisë Kurti III.
Postimi i plotë:
Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara!./Lajmi.net/



