Një lajm i bukur vjen nga Tirana teksa një 52-vjeçare nga Prishtina atje është bërë nënë për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë i saj:
Lajm i bukur.
52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë
MeJetëTëGjatë.