KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » E dërguara e Bidenit jep sinjale në Beograd se në javët e ardhshme hidhen hapa të rinj në dialogun Kosovë-Serbi
Politikë

E dërguara e Bidenit jep sinjale në Beograd se në javët e ardhshme hidhen hapa të rinj në dialogun Kosovë-Serbi

KosovaNewss
KosovaNewss 23:05 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, premtoi të mërkurën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Serbinë dhe Kosovën, ndërsa dy vendet armike të kohës së luftës punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet në një kohë tensionesh të rritura.

“Do të duhet guxim politik për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, të pranueshme për të dyja palët, por mbështetja nga Shtetet e Bashkuara do të jetë e palëkundur në javët e ardhshme, ndërsa Serbia dhe Kosova punojnë për të hedhur hapat e ardhshëm”, u tha Power gazetarëve në Beograd.

Power foli pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Nga Serbia, ajo do të udhëtojë për në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë nha Serbia në vitin 2008.

Uashingtoni dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, por Serbia, së bashku me Rusinë dhe Kinën, jo. Uashingtoni dhe Brukseli kanë shtuar përpjekjet për të ndihmuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë, për shkak të luftës në Ukrainë.

“Siç i thashë presidentit Vuçiç, përkushtimi i tij për dialogun me Kosovën, për kauzën e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Power. “Dhe Shtetet e Bashkuara ofrojnë mbështetjen e tyre të fuqishme”.

Si Serbisë ashtu edhe Kosovës u është thënë se duhet të normalizojnë marrëdhëniet në mënyrë që të përparojnë në synimet e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Të dyja palët janë pajtuar të mbështesin një plan të BE-së për këtë çështje, por tensionet mbeten të larta.

“Ne diskutuam se si Shtetet e Bashkuara mund të jenë të dobishme në avancimin e përparimit në atë që do të jetë një hap tepër i rëndësishëm përpara në rrugën evropiane të Serbisë”, tha ajo.

Power është shefja e parë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar që udhëton në Serbi, e cila mban lidhje të ngushta historike dhe kulturore me Rusinë. Ajo vlerësoi mbështetjen e Serbisë për Ukrainën, megjithëse Beogradi ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të luftës.

Lufta në Kosovë shpërtheu kur shqiptarët etnikë ngritën krye kundër sundimit serb dhe Serbia u përgjigj me një shtypje brutale. Rreth 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, u vranë. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s përfundimisht e detyroi Serbinë të tërhiqej nga territori i Kosovës.

Teksa arriti në Beograd të martën, Power u bëri nderime nxënësve që u vranë në një shkollë fillore në Beograd javën e kaluar. Ajo shprehu “ngushëllimet më të thella në emër të presidentit Joe Biden dhe në emër të popullit amerikan”.

“Shumë amerikanë, për fat të keq, e njohin dhimbjen që po ndjeni, një dhimbje që asnjë prind, asnjë fëmijë dhe asnjë komunitet nuk duhet ta ndjejë kurrë”, tha Power.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja përfundon numërimin

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

KosovaNewss 11/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja përfundon numërimin
11:30 -08/06/2026
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional
10:53 -08/06/2026
99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti
10:35 -08/06/2026
Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin
10:18 -08/06/2026
Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?