KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » E bllokoi stuhia, 81-vjeçari mbijeton për 6 ditë duke ngrënë dëborë dhe biskota
Botë

E bllokoi stuhia, 81-vjeçari mbijeton për 6 ditë duke ngrënë dëborë dhe biskota

Kosova News
Kosova News 23:17 -10/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Christian Jouret i kishte humbur shpresat se gjyshi i tij, Jerry që e rriti, mund të ishte ende gjallë.

Kishte kaluar gati një javë që nga dita kur 81-vjeçari doli nga shtëpia e tij në mal në Big Pine, Kaliforni, për t’u kthyer me makinë te gruaja e tij në Nevada, por kaluan ditë dhe nuk asnjë shenjë nga i moshuari.

Më në fund, pas gjashtë ditësh, ish-punonjësi i NASA-s u shpëtua nga dëbora, ku kishte mbijetuar me disa biskota dhe disa brioshë.

“Ishte shumë e vështirë për ne të mendonim se një njeri mund të bënte kaq shumë me jetën e tij, të krijonte një trashëgimi të tillë dhe më pas të bllokohej në makinë dhe të vdiste nga hipotermia,” tha nipi i tij për BBC.

Jerry Jouret u zu nga stuhia e dimrit që ka goditur Kaliforninë këtë muaj, duke sjellë me vete 90 cm borë në pjesën veriore të shtetit ku makina e tij u bllokua.

Të paktën 13 të vdekur janë raportuar në shtet si pasojë e stuhisë. Autostrada e Jerry-t mbeti e bllokuar në dëborë më 24 shkurt.

Por 81-vjeçarin nuk e zuri paniku. Në vend të kësaj ai vuri në praktikë atë që kishte mësuar nga shumë episode të shfaqjes televizive “Survivor” që kishte parë me gruan e tij, Sharon.

Jerry mbante veshur vetëm një xhaketë të holle dhe ngrohej me një jorgan të hollë dhe një peshqir hoteli që gjeti në makinë. Matematikani e ruajti baterinë e makinës për tre ditë e gjysmë duke e fikur automjetin në mënyrë periodike.

Për ujë, rrokullisej nga dritarja për të ngrënë borë. Për ushqim, konsumoi ato pak që kishte në automjet, biskota dhe brioshë.

Bateria e makinës ra dy ditë para se i moshuari të gjendej. Ai u pikas nga helikopterët e shpëtimit që po e kërkonin dhe për habinë e mjekëve nuk kishte asnjë shenjë hipotermie.

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Trump e quan kandidatin për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani – një ‘komunist të pastër, të vërtetë’

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

Kosova News 10/03/2023 10/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armëve
21:39 -01/07/2025
Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate
20:53 -01/07/2025
Gjykata urdhëron masa disiplinore kundër Real Madridit për shkak të videove që sulmojnë gjyqtarët
20:48 -01/07/2025
Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni
20:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?