Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Pejë.
Kështu bëri të ditur për KosovaNews, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës. Driton Rugova.
Rugova tha se i dyshuari tashmë është arrestuar.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova për KosovaNews.