KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyshohet për dallavere, anulohet tenderi për pajisje mjekësore në Rahovec
EkonomiShëndetësi

Dyshohet për dallavere, anulohet tenderi për pajisje mjekësore në Rahovec

KosovaNewss
KosovaNewss 15:27 -13/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Prokurimit në Kuvendin e Rahovecit ka anuluar procedurën e prokurimit për tenderin mbi 68 mijë eurosh për pajisje mjekësore, pasi procesi u shoqërua me dyshime për dallavere mes zyrtarëve komunalë e operatorit ekonomik që e fitoi kontratën.

Për tenderin për “Pajisje Mjekësore për Nevojat e QKMF-së” u ngrit dyshimi se operatori fitues “Madekos” ishte vetë autor i hartimit të dokumentit të listës së çmimeve, respektivisht paramasës së tenderit. Kontrata u dha në kundërshtim me nenin 65 të Ligjit për Prokurimin Publik.

Astrit Mullabazi, zyrtar përgjegjës i Prokurimit në Komunën e Rahovecit, ka thënë se duke qenë se ligji thotë se një operator ekonomik që është i angazhuar në paramasë nuk ka të drejtë në aplikim, e ka anuluar komplet procedurën, ndërsa, siç ka thënë, në momentin e anulimit as nuk ka pasur “informacion se ka qenë i përfshirë Madekosi në këtë procedurë”.

“Madekosi” u zgjodh fitues i tenderit për shkak të ofertës më të lirë, megjithatë edhe Mullabazi pohon se “u tentua që të bëhet një dallavere”, pavarësisht se deri në një opinion të Iniciativës për Progres INPO nuk ishte i vetëdijshëm për shkeljen që po bëhej.

“Atë paramasë e kam pranuar nga njësia kërkuese dhe e kam pa që specifikat teknike nuk janë të kufizuara për një operator, sepse ka pasur 2-3 operatorë që kanë aplikuar për të. Kjo ka qenë me çmim më të lirë, Madekosi. Kur kemi vlerësuar, komisioni vlerësues, që kanë vlerësuar specifikat ka qenë në rregull. Vetëm kemi vazhduar me njësinë për dhënie, por kur e kam parë opinionin e INPO-s kam vazhduar me anulim të procedurës. Kontrata nuk është nënshkruar, është bë anulim i aktivitetit të prokurimit”, ka thënë ai për KOHËN.

INPO kishte gjetur dhe publikuar opinionin për dyshimet mbi “Madekosin” dhe zyrtarët komunalë të Rahovecit për tenderin e pajisjeve mjekësore në QKMF. INPO ka thënë se dyshon se zyrtarët komunalë me ata të “Madekosit” kanë ndërtuar skema të mashtrimit në prokurimin publik “me qëllim të përfitimit për vete apo persona tjerë”, përmes përshtatjes së paramasave të artikujve për tenderim.

Është pyetur edhe kryetari i komunës, Smajl Latifin, lidhur me rastin. Përveç se ka pohuar se është anuluar procedura e prokurimit për tenderin, ka thënë se nuk di diçka tjetër lidhur me të.

Ndaj zyrtarëve komunalë që dyshohet të kenë qenë të përfshirë me Madekosin nuk dihet nëse janë marrë masa.

Gjithashtu lexoni:

KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi

KEK-u njofton lidhjen e mbi 360 kontratave për furnizim me energji

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Shtrenjtimi i naftës në Kosovë, flet ministrja Hajdari

KosovaNewss 13/05/2023 13/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
14:56 -20/06/2025
Nesër mbahet Provimi i Maturës Shtetërore
14:47 -20/06/2025
Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”
14:24 -20/06/2025
IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë
13:56 -20/06/2025
Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!
13:23 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?