Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet lidhur me dëmtimin e aparaturës së rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të cilin dyshohet se mund të jetë shkaktuar qëllimisht.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikqi.
“Me të pranuar informatën, Kryeprokurorja ka përpiluar shënim zyrtar dhe njëkohësisht ia ka proceduar rastin një prokurori të shtetit për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.
Hetimet janë në fazën fillestare dhe deri më tani nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.