KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyshime për dallavere në BKS: Caktohet paraburgim për katër nga 39 të arrestuarit
Siguri

Dyshime për dallavere në BKS: Caktohet paraburgim për katër nga 39 të arrestuarit

Kosova News
Kosova News 17:16 -10/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim këtë të shtunë lidhur me masat e sigurisë ndaj grupit të gjerë prej 39 personave të arrestuar, të cilët dyshohen për keqpërdorime financiare masive në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Gjyqtari i procedurës paraprake, Fatmir Krasniqi, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve kryesorë, ndërsa për 35 të tjerët janë caktuar masa alternative

Për S.M. dhe V.B. ekziston dyshim i bazuar për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” (në vazhdimësi) dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”. Ndërkaq, Florent Sylejmani dyshohet për “Falsifikim të dokumenteve” (në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi), si dhe për “Keqpërdorim të besimit”, ndërsa Yll Çollaku për “Keqpërdorim të besimit”.

Për pjesën tjetër të grupit prej 35 të pandehurve, Gjykata ka vendosur masën e paraqitjes në stacionin policor dhe ndalimin e afrimit ndaj objektit të BKS-së apo personave të caktuar. Këta individë, të cilët dyshohen kryesisht për ndihmë në keqpërdorim të besimit dhe falsifikim dokumentesh, janë të obliguar të paraqiten në polici një herë në javë.

Skema e mashtrimit: Mbi 1 milion euro dëme përmes aksidenteve fiktive

- Reklamë -

Nga periudha korrik 2022 deri në tetor 2023, personat në fjalë dyshohet kanë orkestruar një skemë komplekse duke realizuar qindra transaksione të dyshimta. Dyshohet se Mazreku dhe Berisha kanë autorizuar pagesa për dëme nga aksidente që në realitet ishin fiktive ose për raste që tashmë ishin kompensuar më parë. Sipas dosjes, shuma totale e dëmit të shkaktuar ndaj buxhetit të BKS-së kap vlerën e 1,043,284.00 eurove.

Prokuroria ka evidentuar se paratë transferoheshin te llogaritë e personave të tretë (bashkëpunëtorëve), të cilët paraqiteshin rrejshëm si palë të dëmtuara apo të autorizuar. Transaksionet varionin në shuma të ndryshme, duke përfshirë pagesa individuale që arrinin deri në mijëra euro për një rast të vetëm.

Në arsyetimin për caktimin e paraburgimit, Gjykata ka theksuar rrezikun e lartë të ikjes së të pandehurve kryesorë. Përveç dënimeve të larta që parashihen për këto vepra, gjyqtari Krasniqi ka përmendur specifikisht se “kushtet që janë krijuar me rastin e liberalizimit të vizave” lehtësojnë arratisjen dhe fshehjen e të pandehurve në botën e jashtme.

Gjithashtu lexoni:

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

Kosova News 10/01/2026 10/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mban mbledhje
09:55 -05/06/2026
Çmimi i naftës për sot
09:43 -05/06/2026
Nis Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu
08:53 -05/06/2026
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:47 -05/06/2026
Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?