KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyfytyrësi e Edi Ramës: Goditi Kurtin për Xhakën e Shaqirin, por më 2018 e kishte bërë të njëjtin veprim
Politikë

Dyfytyrësi e Edi Ramës: Goditi Kurtin për Xhakën e Shaqirin, por më 2018 e kishte bërë të njëjtin veprim

Kosova News
Kosova News 14:28 -04/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një reagim mjaft të ashpër në lidhje me festën e madhe për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë. Por, duket se në këtë reagim ka shprehur qëndrime të cilat dikur nuk i mbante as vetë.

Mes tjerash, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Rama e quajti “mënyrë aspak dinjitoze” festën e bërë nga kosovarët të premten, mes të cilëve ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai madje shkoi aq larg duke përmendur edhe cilësorë të tjerë në fjalën e tij si “nacionalizëm qesharak e të rrezikshëm”.

“Si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë që janë qytetarë të atij shteti, dhe për atë arsye luajnë me atë skuadër, për shkak të kombësisë së tyre, të përdoren si mish për top. Për një lojë luftash ballkanike, është…” – kishte thënë mes tjerash kryeministri Rama.

Një ‘shkëputje’ të tillë të dy lojtarëve, Xhakës e Shaqirit, e kishte bërë kryeministri ynë Albin Kurti mbrëmjen e së premtes duke shkruar: “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”.

Megjithatë, po të njëjtën shkëputje e kishte bërë edhe Edi Rama mw 22 qershor tw vitit 2018, kur Zvicra e kishte mposhtur Serbinë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

“Foto e ditës” – kishte shkruar ai, me dy figura duke qeshur dhe derisa dukeshin Xhaka e Shaqiri duke bërë shqiponjën me duar. Të dy lojtarët kishin shënuar gola në atë mbrëmje që kishte përfunduar 2-1 për Zvicrën.

Për më tepër, Edi Rama – që edhe anë atë kohë ishte kryeministër – kishte hapur llogari bankare për t’i paguar gjobën prej 21 mijë e 500 eurove dy lojtarëve të Zvicrës me origjinë shqiptare. Ai e kishte cilësuar veprimin si simbolik.

Kryeministri i Kosovës, ndërkohë, edhe më 22 qershor 2018 kishte shkruar për Xhakën e Shaqirin. Ai thoshte se Vetëvendosje “do t’i bashkonte kampionatet me Shqipërinë, me synim përfundimtar njësimin e kombëtareve.”

Për më tepër, Edi Rama – që edhe anë atë kohë ishte kryeministër – kishte hapur llogari bankare për t’i paguar gjobën prej 21 mijë e 500 eurove dy lojtarëve të Zvicrës me origjinë shqiptare. Ai e kishte cilësuar veprimin si simbolik.

Kryeministri i Kosovës, ndërkohë, edhe më 22 qershor 2018 kishte shkruar për Xhakën e Shaqirin. Ai thoshte se Vetëvendosje “do t’i bashkonte kampionatet me Shqipërinë, me synim përfundimtar njësimin e kombëtareve.”

Kurti godiste edhe politikanë që sipas tij po gëzoheshin ani pse “bënin pazare dhe kontrabandë me Serbinë, që kanë dëmtuar vazhdimisht Kosovën në pjesëmarrjen në negociaza pa parime”.

Çka tha tjetër Rama?

Rama tha se po ta bënte veprimin (që siç thamë e ka bërë), do t’i “frynte zjarrit të një nacionalizmi – më falni për shprehjen – qesharak.”

“Por, nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak aq i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme, nuk e shoh të nevojshme, mendoj që kush e bën këtë nuk bënë gjënë e duhur.” – u shpreh ai kur u pyet pse nuk kishte bërë asnjë reagim pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë.

“Nuk kuptoj realisht pse duhet të flisja, nuk jam kryeministër i Zvicër, jam kryeministër i Shqipërisë, dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtare dy qytetarë zviceranë që janë shqiptarë të cilët ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe që të gjithë, për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja konkretisht, do t’i përdorja ato figura për politikë.” – vijoi më tej ndërkohë.

Nuk dihet nëse kryeminsitri Kurti kishte reaguar për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë edhe më 22 qershor të vitit 2018.

“Serbia nuk kalon”, urimi i Albin Kurtit –  pse Edi Rama nuk uroi shqiptarët e Zvicrës për fitoren ndaj Serbisë

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Kosova News 04/12/2022 04/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?