KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyfishim të mbështetjes financiare, Abdixhiku tregon planet për bujqit
Ekonomi

Dyfishim të mbështetjes financiare, Abdixhiku tregon planet për bujqit

Kosova News
Kosova News 12:33 -10/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se planifikojnë që të ketë eliminim të burokracisë për grante, sigurime bujqësore për fermerë dhe dyfishim të mbështetjes financiare për ta kur do të vijë në pushtet.

Gjatë një vizite te një fermer në Suharekë të shtunën, Abdixhiku ka thënë se puna e bujqësisë është punë fisnike e plot ndershmëri.

“Fermerë të palodhshëm, punëtorë të zellshëm, që nën nxehtësinë e ditëve të verës e freskive të mëngjeseve të hershme, krijojnë ushqimin tonë të përditshëm në secilën tavolinë. Familja Shala, në Suharekë, është e tillë. I vizitova ata. Bisedova me ta. Pashë se si të nëntë anëtarët e familjes punojnë tokën në përditshmërinë e tyre. Nga kjo punë fisnike, e ndershme e me plot dashuri, ata mbajnë veten, edukojnë fëmijët, ndërtojnë vendin. Dhe në këtë fisnikëri të tyre, njeriu gjenë dhe motovin politik. Atë që të shtynë të jesh me ta, në çdo hall e sfidë që kanë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kryetari i LDK-së ka thënë se nga vizita i ka kuptuar nevojat që ka kjo kategori.

“I kuptova nevojat që kanë. Të infrastrukturës, të ujitjes e të teknologjisë. Ndihmesa të vogla nga shteti që u japin shtytje të madhe përpara. Në planin tonë kemi paraparë: Eliminim të burokracisë për grante; Sigurime bujqësore për fermerë; Dyfishim të mbështetjes financiare”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka falënderuar bujqit e palodhshëm që, sipas tij, formojnë rrënjët dhe vetë identitetin e shoqërisë sonë.

“Ne ju shohim, ju falënderojmë dhe jemi me ju. Do të bëjmë rrugën përpara së bashku me ju, në mënyrë që çdo farë e mbjellë të sjellë shpresë e zhvillim për ju e gjithë vendin”, ka thënë tutje Abdixhiku.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 10/06/2023 10/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit
19:25 -15/07/2026
William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin
18:40 -15/07/2026
Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?