Dy zjarre janë ndezur në Shkabaj mbrëmjen e së mërkurës.
Dyshohet se të dy janë ndezur qëllimisht nga dikush.
Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.
Zjarrfikësi Besnik Gashi ka thënë se një prej zjarreve është te Shkolla Amerikane, e tjetri në hyrje të autoudhës.
“Nuk e dimë si është shkaktuar, garant zjarre të qëllimshme. Në dy anë është kallë, të autobanit. Afër janë dy zjarret te Shkolla Amerikane dhe në hyrje të autobanit, por të ndara. E ka kallë dikush në anën tjetër të autobanit”, ka thënë Gashi.
Zjarrfikësi Besnik Gashi ka thënë se ekipet që janë në terren kanë njoftuar se dy vatrat e zjarrit që janë ndezur mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Shkabajt janë vënë nën kontroll.


