Të paktën dy persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 janë të zhdukur pasi një minierë në Kina është shembur.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka urdhëruar një mision të kërkim-shpëtimit, pasi miniera u shemb të mërkurën rreth orës 17:00 sipas kohës lokale, raportoi BBC-ja.
Më shumë se 200 punonjës të shpëtimit kanë arritur në vendngjarje të cilët kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë një person, sipas agjencisë shtetërore te lajmeve, Xinhua.
Miniera që u shemb ndodhet në rajonin Mongolia të Kinës.
Transmetuesi shtetërore CCTV ka thënë se shembja ka ndodhur në një pjesë në të cilën operonte kompania Xinjing Coal Mining.
Aksidentet në miniera nuk janë të rralla në Kinë, ku rregullat e sigurisë së industrisë zbatohen dobët. Në dhjetor 2020, 23 minatorë vdiqën pas një rrjedhje të monoksidit të karbonit në një minierë qymyri.
Dhe në janar 2021, 10 minatorë vdiqën në një shpërthim në një minierë ari në provincën Shandong.