KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy të rinj arrestohen në Prizren për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve
Siguri

Dy të rinj arrestohen në Prizren për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve

Kosova News
Kosova News 13:37 -03/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një operacion i suksesshëm i Hetuesve të Njësisë për Hetimin e Narkotikëve në Prizren (DHTN) ka rezultuar me arrestimin e dy personave të rinj, të cilët dyshohet se merreshin me shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor 2025, rreth orës 21:40, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku hetuesit kanë ndaluar Hadis Berishën rreth 20-vjeçar dhe Lendrit Gashin rreth 20-vjeçar, të cilët ishin nën vëzhgim për aktivitet të dyshuar narkotik.

Gjatë kontrollit fillestar ndaj tyre, është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur edhe vetura me të cilën kishin ardhur – një VW Caddy ngjyrë hiri, me targa vendore.

Me urdhër verbal të prokurorit të krimeve të rënda, janë kryer kontrolle trupore dhe bastisje në dy lokacione në qytetin e Prizrenit, përfshirë edhe banesat e të dyshuarve.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
1 qese me 51.57 gramë marihuanë
1 peshore digjitale
180 qese plastike të bardha për paketim të substancës
1 veturë VW Caddy
45 euro kesh
2 telefona celularë

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është lëshuar aktvendim për ndalim 48-orësh, me dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet e mëtejme po i zhvillon Njësia për Hetimin e Narkotikëve në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore./S/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Kosova News 03/11/2025 03/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?