KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy të mitur e bëjnë për spital një 40 vjeçar në Ferizaj
Siguri

Dy të mitur e bëjnë për spital një 40 vjeçar në Ferizaj

Kosova News
Kosova News 11:10 -13/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arrestuar E.Sh dhe Sh.N (17-vjeçarë) nën dyshimin se të njëjtit kishin sulmuar H.A (40-vjeç), duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se rasti kishte ndodhur të dielën, rreth orës 04:55.

“Me datën 12.06.2022 rreth orës 04:55 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit trupor, ku personi me inicialet H.A (M/K) i moshës 40 vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga dy persona, të cilit më pas kishin ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar ” Lëndim trupor”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i lënduari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Njësia e Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte nisur hetimet intensive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes së informacioneve në terren, në po të njëjtën ditë, rreth orës 15:55 ka arrestuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje me inicialet E.SH ( M/K) dhe SH.N ( M/K), të moshave 17 vjeç. Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani të avokatëve mbrojtës dhe prindërve të tyre , me vendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë”, thuhet tutje.

Bëhet e ditur se rasti është ricilësuar “Lëndim i rëndë trupor”, për procedura të mëtejme hetimore.

Gjithashtu lexoni:

117 kundërvajtje në trafik para aksidentit fatal, Gashi dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim

Sillen në gjykatore dy të akuzuarit për krime lufte

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar në Ferizaj

Arrestohet në autobus dileri me 2 kilogramë drogë, po e bartte në çantën e krahut

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

TAGGED: Ferizaj, Policia e Kosovës, Rrahje në Ferizaj
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?