KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy të akuzuarit në sulmin terrorist serb në Banjskë vendosin të mbrohen të heshtje
Siguri

Dy të akuzuarit në sulmin terrorist serb në Banjskë vendosin të mbrohen të heshtje

Kosova News
Kosova News 10:53 -20/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy të akuzuarit për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, kanë vendosur që në këtë proces gjyqësor të mbrohen në heshtje, ndërsa i akuzuari Dushan Maksimoviq ka vendosur që ta japë fjalën e mbrojtjes.

Vendimet e tyre u bënë të ditura gjatë shqyrtimit gjyqësor, ku mbrojtja paraqiti qëndrimet lidhur me deklarimin e të akuzuarve në këtë fazë të procedurës.
Sipas deklarimeve në seancë, dy të akuzuarit kanë zgjedhur të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të mos dhënë mbrojtje në këtë fazë, ndërsa për të akuzuarin e tretë u kërkua shtyrje e dhënies së mbrojtjes për shkak të nevojës për shqyrtim të materialeve të lëndës.

Avokati i Blagoje Spasojeviqit, Ljubomir Pantoviq, tha se klienti i tij do të mbrohet në heshtje dhe nuk do të deklarohet në këtë shqyrtim.

“Ai do të mbrohet në heshtje, kështu që nuk do të deklarohet në këtë shqyrtim”, tha ai.

- Reklamë -

Edhe vetë Spasojeviq deklaroi para gjykatës se, ashtu siç ka thënë avokati i tij, do ta shfrytëzojë të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

“E nderuar gjykatë, siç ka thënë avokati, do ta shfrytëzoj të drejtën time dhe do të mbrohem në heshtje”.

Avokati Millosh Deleviq deklaroi se edhe i mbrojturi i tij, Vladimir Toliq, do t’i shfrytëzojë të drejtat ligjore për të mos dhënë mbrojtje pas këshillimit me mbrojtësin e tij.

“Edhe i mbrojturi im Vladimir Toliq do t’i shfrytëzojë të drejtat ligjore të mos japë mbrojtjen pas këshillit me mua si mbrojtës i tij”.

Po ashtu, Toliq konfirmoi se pajtohet me avokatin e tij dhe do ta shfrytëzojë të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.

“Unë pajtohem me avokatin tim dhe do ta shfrytëzoj të drejtën ligjore që të mbrohem në heshtje”, tha ai.
Avokatja Jovana Fillipoviq deklaroi se Dushan Maksimoviq do ta japë mbrojtjen para gjykatës, por jo në seancën e sotme, pasi sipas saj ai nuk ka pasur mundësi të njoftohej me shkresat e lëndës.
Ajo propozoi që mbrojtja të ketë mundësi të shqyrtojë materialin në qendrën e paraburgimit dhe Maksimoviq në seancën e ardhshme ta japë mbrojtjen dhe të deklarohet.

“Dushan Maksimoviq do ta japë mbrojtjen e tij para gjykatës, mirëpo ne për sot nuk mund ta bëjmë sepse Dushani nuk ka mundur të njoftohej me shkresat e lëndës, prandaj propozoj që të kemi mundësi ta shohim materialin në qendrën e paraburgimit dhe Dushani në seancën tjetër ta japë mbrojtjen e tij dhe të deklarohet”.

Ndërkaq, i akuzuari Maksimoviq deklaroi se e konsideron të domosdoshme të njoftohet me video-incizimet dhe proceset e dorëzuara, në mënyrë që të mund të deklarohet në një seancë tjetër.
“Mendoj se është e domosdoshme që unë të njoftohem me video-incizimet dhe proceset e dorëzuara, ashtu që të deklarohem në një seancë tjetër”, deklaroi i akuzuari Maksimoviq.

Pas konsultimit, kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, deklaroi se aprovohet propozimi i avokates Jovana Fillipoviq që seanca e sotme të ndërpritet dhe mbrojtja e të akuzuarit Dushan të jepet në një datë tjetër, pasi sipas tij mbrojtja ka nevojë për konsultime më të zgjeruara me të akuzuarin në mënyrë që ai ta japë mbrojtjen e tij.

“Aprovohet propozimi i avokates Jovana Fillipoviq që seanca e sotme të ndërpritet dhe se mbrojtja e të akuzuarit Dushan të jepet në një datë tjetër, pasi që paraprakisht mbrojtja ka nevojë që të ketë konsultime më të zgjeruara me të akuzuarin, në mënyrë që të japë mbrojtjen e tij”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Kosova News 20/02/2026 20/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë
18:52 -04/06/2026
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë
18:32 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?