Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka thënë se sulmet kanë ndodhur në dy lokacione të ndara.
Hoti tha se nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
“Ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndara. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, konfirmoi Hoti.