Dy persona dyshohen se të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur 3 mijë euro në një pompë derivatesh.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Volljakë të Klinës, të martën pas mesnatës dhe është iiniciuar si “Grabitje e armatosur”.
“Fsh.Voljak, Klinë 17.09.2024-02:45. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar, nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.


