KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy persona ndalohen për 48 orë për “vjedhje të rëndë” në Mitrovicën e Veriut
Siguri

Dy persona ndalohen për 48 orë për “vjedhje të rëndë” në Mitrovicën e Veriut

Kosova News
Kosova News 17:04 -01/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë” në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 1 nëntor 2025, rreth orës 04:50, në rrugën “Dervarska”. Sipas ankuesit, dy persona të dyshuar kishin hyrë me forcë në lokalin e tij dhe kishin vjedhur një shumë parash, transmeton lajmi.net.

Njëri prej të dyshuarve u ndalua në vendin e ngjarjes nga punëtorët e një kompanie të sigurimit fizik, ndërsa tjetri kishte arritur të largohej. Pas një pune hetimore-operative, policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë edhe të dyshuarin e dytë.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet K.C. (28 vjeç) dhe Z.M. (42 vjeç). Gjatë kontrollit, tek ta është gjetur dhe sekuestruar një shumë parash që dyshohet se lidhet me rastin.

Nga hetimet paraprake, ekziston dyshimi se të njëjtit mund të jenë të përfshirë edhe në dy raste të tjera vjedhjesh të raportuara ditëve të fundit. Njëri prej tyre, sipas policisë, ka pranuar përfshirjen në këto raste gjatë intervistimit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dy personat janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë të kryejnë vepra penale.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 01/11/2025 01/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?