Dy raste të grabitjes kanë ndodhur dje në dy shtëpi në fshatin Pustenik të Hanit të Elezit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në njërën shtëpi, pronar i së cilës është viktima mashkull, grabitësit kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
“Është raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur dy pushkë gjuetie dhe ari”, thuhet në raport për rastin e dytë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rastet.


