KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy goditjet diplomatike që Serbia i mori brenda 48 orëve, së pari nga Kroacia e më pas edhe Sllovenia
Rajon

Dy goditjet diplomatike që Serbia i mori brenda 48 orëve, së pari nga Kroacia e më pas edhe Sllovenia

Kosova News
Kosova News 09:23 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Skandali i ri diplomatik i Serbisë… Pas dëbimit të diplomatit kroat dhe reagimit reciprok të atij vendi, u tronditën edhe marrëdhëniet diplomatike me Slloveninë. Siç raportojnë mediat lokale, Lubjana zyrtare ka refuzuar të aprovojë emërimin e Zoran Gjorgjeviqit si ambasador të Serbisë.

Për Zoran Gjorgjeviqin do të ishte më mirë të mos kishte blerë para kohe një biletë për në Lubjanë, sepse mund t’i ndodhë që ta hedhë ose të kërkojë rimbursim.

Përkeqësimi i marrëdhënieve, Kroacia thotë se dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia e destabilizon rajonin

Për shkak të “pengesave formale të natyrës së sigurisë”, Sllovenia nuk ka dhënë aprovim, pra pëlqim që Gjorgjeviq të jetë ambasador i Serbisë. Autoritetet sllovene nuk hyjnë në detaje rreth këtij refuzimi.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë nuk komenton procedurat për dhënien e aprovimit/pëlqimit për shefat e misioneve diplomatike në Republikën e Sllovenisë, njoftoi Ministria.

As gazeta sllovene “Delo” e cila e ka transmetuar lajmin dhe as N1 nuk kanë marrë më shumë informacion. Dhe duket se e njëjta përgjigje ka mbërritur edhe në Beogradin zyrtar.

Pra, në mungesë të të dhënave, presidenti serb, Vuçiq përsëri përmend një mbiemër që shërben si mbrojtje ndaj pyetjeve.

“Nga shërbimet e sigurisë më thanë se ishte ndikimi i Sholakut në vendimmarrësit politikë në Slloveni, por unë u thash se nuk e besoja këtë. Mund të ketë edhe një arsye tjetër, do të pres të shoh si president i republikës, vendit tonë, qeverisë… do të presim të shohim se cilat janë arsyet reale, formale”, tha Vuçiq.

Në diplomaci, gjëra të tilla zakonisht nuk bëhen publike dhe Qeveria e Sllovenisë nuk duhet të shpjegojë arsyet e refuzimit të dhënies së aprovimit, vë në dukje ish-diplomati Sreçko Gjukiq.

Ai shton se marrëdhëniet mes dy vendeve morën goditje.

“Ajo që duhet të shpjegojë qeveria jonë, Ministria jonë e Punëve të Jashtme – jo çfarë kërkoi Sllovenia dhe çfarë tha Sllovenia, por të shpjegojë se si erdhi ky skandal”, tha Gjukiq për N1.

Por për momentin nuk ka një shpjegim të tillë.

Meqë ra fjala, interesant është vetë fakti që Gjorgjeviq ishte konsideruar për ambasador, duke qenë se presidenti Vuçiq e ka kritikuar vazhdimisht për rezultate të këqija, siç ishin disa ditë më parë për shkak të goditjeve në “Posta e Serbisë”, ku aktualisht është ushtrues detyre i drejtorit.

Ish-diplomati Gjukiq thotë se me diplomacinë futen njerëzit që nuk kanë lidhje me diplomacinë.

“Aty gjejnë strehë të gjithë ata që kanë dështuar në profesione të tjera, në fusha të tjera. Epo, si shpërblim, ai bëhet ambasador. Nuk më befason aspak, mendoj se ky trend do të vazhdojë”, thotë Gjukiq.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”

Kosova News 24/11/2023 24/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?